Fier, parandalohet vrasja, pranga 37 vjeçarit, iu gjet arma pistoletë

Postuar në 12 Shtator, 2014 06:22

Policia e Fierit ka parandaluar një vrasje ditën e sotme ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 37 vjeçar. Në pranga ka rënë Menti Bogdani, pasi sipas policisë, ai qarkullonte me armë pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në një çantë krahëqafe i është gjetur arma tip TT me 1 karrikator dhe 7 fishekë. Bogdani mësohet se po udhëtonte me mjetin e tij tip fuoristradë Land Rover me targa FR 9736 B, në momentin që i është zbuluar arma e zjarrit.

Efektivët blu sqarojnë se po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.