Arkiv-Lajme të përditësuara

Vlorë, kapen 2 peshkarexha italiane peshkonin pa leje në ujërat shqiptare.

Postuar në 15 Shtator, 2014 09:48

Dy anije peshkimi italiane janë bllokuar në flagrancë nga rojet bregdetare të Portit të Vlorës duke peshkuar 10 milje larg nga ishulli i Sazanit. Anija Butrinti dhe një gomone të rojes bregdetare të Vlorës janë afruar pranë tyre dhe u kanë kërkuar peshkatarëve dokumentet për veprimtarinë që po kryenin, por kanë hasur në rezistencën e shtetasve italianë që ndodheshin në bord.

Nis seanca ndaj 13 të arrestuarve të Vllaznia-Tirana, lirohen dy tifozë.

Postuar në 15 Shtator, 2014 04:59

Ka nisur ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj 13 tifozëve të arrestuar për dhunën e ushtruar në ndeshjen e Kampionatit Kombëtar, Vllaznia-Tirana, dhe ku mbeti i gjakosur edhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Senaca gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Shkodrës,ku deri më tani nga vendimet e gjykatës janë lënë të lirë, Astrit Premçi dhe Naim Duca, ndërsa  pritet masa edhe për 11 të arrestuarit e tjerë.

Rinas, INUK vijon aksionin prish pikën e karburantit dhe lavazhin.

Postuar në 15 Shtator, 2014 04:58

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka prishur sot dy objekte, një pikë karburant i dhe një pikë lavazhi makinave, pranë aeroportit të Rinasit

Aksioni i INUK sot ishte paralajmëruar që ditën e djeshme ndërsa nuk  ka pasur konflikte apo protesta nga ana e pronarëve.

Sipas INUK leja e dhënë ndaj këtyre subjekteve në 2009 nuk është zbardhur në mënyrën e duhur nga ana e komunave, çka ka përbërë shkelje dhe për pasojë ato janë shembur

Ndryshim krerësh komisariatesh Cenaj në Shkodër, Markaj në Lezhë.

Postuar në 15 Shtator, 2014 04:56

itën e sotme janë shënuar lëvizje sa i përket krerëve të komisariateve të policisë në rrethe. Kështu Alfred Cenaj, është emëruar kreu i ri i komisariatit të Policisë së Shkodrës, ndërsa deri më tani ai ishte shef i komisariatit të Fierit.

Ndërkohë ish-shefi i komisaritit të Shkodrës, Edmond Merkaj është transferuar në të njëjtën detyrë në komisariatin e Lezhës.   Këto ndryshime sa i përket shefave të komisariateve të policisë në rrethe janë bërë ditën e sotme.

Rama: Vijon aksioni për shkuljen e çibanëve! Basha: I lejove vetë.

Postuar në 14 Shtator, 2014 12:17

Aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje është bërë shkak për replika në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Kreu i qeverisë ka përgëzuar në "Twitter" aksionin e INUK, duke u shprehur se 's’do ndalet operacioni i shkuljes se çibaneve". Lidhur me këtë ka qenë i mënjëhershëm reagimin i Bashës në "FB", duke u shprehur se "Rama prish "çibanët" që vetë i lejoi".

Basha: Rama tani po ua prish "çibanët" që vetë i lejoi.

Postuar në 14 Shtator, 2014 12:15

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, i kundërpërgjigjet kryeministrit Rama lidhur me aksionin e INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në një reagimin në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiaku shkruan se Rama gjatë 11 viteve kur ishte kryetar Bashkie “i lejoi ndërtimet që po prish tani”.
 

Bushati: Kodheli ka shkelur ligjin Prokuroria të hetojë menjëherë.

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:25

 Deputeti i Partië Demokratike, Helidon Bushati, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shkelur ligjin duke vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë. Gjithashtu Bushati pretendoi nga Prokuroria e Përgjithshme hetime të menjëhershme mbi rastin.
 
“Dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.

Tiranë, aksioni i INUK për lirimin e hapësirave publike në ditën e katërt.

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:23

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar në ditën e katërt të tij aksionin për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Ditën e sotme mësohet se aksioni i INUK është përqëndruar në rrugën “Qemal Stafa”.

Sipas INUK aksioni i ndërmarrë ka për qëllim prishjen e disa objekteve për lirimin e një lulishteje me sipërfaqe 1000 metër katrorë. Siç thekson INUK aksioni është i për qëndruar njëkohësisht edhe në ndërhyrjet e lirimin e hapësirave publike edhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”

Nesër Fullani para Gjykatës së Apelit, Malaj i përcakton fatin.

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:22

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit 302 për akuzën e shpërdorimit të detyrës, do të dalë nesër përpara trupit gjykues të Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Alaudin Malaj.

Seanca e nesërme pritet të vendosë edhe fatin e ish-guvernatorit Fullani, pas apelimit të këtij të fundit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.

Drejtori Juridik i Bankës së Shqipërisë, thiret nga Prokuroria.

Postuar në 14 Shtator, 2014 04:12

Gjatë javës që vjen, mësohet se në prokurorinë e Tiranës pritet të paraqitet dhe drejtori juridik i Bankës së Shqipërisë, Altin Naqe, të cilit i ka mbërritur fletëthirrja për t’u pyetur për shkak të detyrës që mban.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara