Vlorë, kapen 2 peshkarexha italiane peshkonin pa leje në ujërat shqiptare.

Dy anije peshkimi italiane janë bllokuar në flagrancë nga rojet bregdetare të Portit të Vlorës duke peshkuar 10 milje larg nga ishulli i Sazanit. Anija Butrinti dhe një gomone të rojes bregdetare të Vlorës janë afruar pranë tyre dhe u kanë kërkuar peshkatarëve dokumentet për veprimtarinë që po kryenin, por kanë hasur në rezistencën e shtetasve italianë që ndodheshin në bord.
Madje të dy peshkarexhat italiane kanë kërkuar të largohen me shpejtësi nga ujërat shqiptare. Rojet bregdetare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë arritur t’i ndalojnë në kufirin mes ujërave shqiptare me ato italiane. Me pas është bërë shoqërimi i tyre në portin e Vlorës.
Dy peshkarexhat italiane kishin 10 persona në bord. Rojet bregdetare të Portit të Vlorës në bashkëpunim me kapitenerinë, policinë kufitare dhe Guardia di Financia po bëjnë verifikimin e tyre.
Sipas këtyre të fundit po procedohet për verifikimin e personave ne bord dhe kontrollin fizik të mjeteve, ndërkohë mësohet se dy anijet italiane po peshkonin në ujërat shqiptare pa lejen përkatëse nga kapiteneria shqiptare.
Add new comment