Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, arrestohet shqiptari me heroinë e kishte fshehur në pjesët intime.
Një 32 vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane, në provincën e Chietit, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar 20 gramë heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, e kishte fshehur drogën në pjesët intime të tij, ndërsa ajo iu zbulua pas një kontrolli të imtësishëm.
Mësohet se 32 vjeçari, i cili rezulton të jetë me precedentë penalë, po qëndronte duke pritur pranë një pike karburanti, dhe dyshohet se do të takohej me dikë.
Asgjesohen 622 rrënjë kanabis në Tepelenë,kapen 10 kg në Girokastër.
622 bime kanabis sativa janë asgjësuar në një operacion të koduar “Meshanik” nga Policia e Tepelenës. Bimët ishin kultivuar në dy parcela të hapura rishtas në vendin e quajtur Meshanik mbì fshatin Nivice, ndërsa varionin 80 deri 120 centimetra të larta dhe janë asgjësuar me anë të djegies.
Grupi hetimor ka grumbulluar prova në vendngjarje si dhe janë siguruar informacione në rruge operative për autorët . Sipas policisë vijon puna per evidentimin dhe kapjen e autoreve.
Fushë Krujë, tritol banesës në afërsi të komisariatit
Shpërthim shpërthim me lëndë plasëse, të llojit tritol ka ndodhur në një ndërtesë 3-katëshe në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të së dielës, vetëm pak metra larg rajonit të policisë. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në katin e parë të ndërtesës, e cila ishte dhënë me qira nga pronari i saj, Esat Karai dhe përdorej si dyqan. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
Reagimi i Meksit,Berisha: Përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë.
Një përpjekje të Ramës për të mbuluar diellin me shoshë e cilëson Berisha reagimin e Ermelinda Meksit ndaj ish-kryeministrit i cili e akuzonte se ajo i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend.
Ndërkohë që Meksi e ka cilësur si deklaratën e Berishës si fantazi e semurë, ky i fundit përmes rrjetit social shprehet se kjo ka qenë akuza klishe e Ramës dhe e miqve te tij për çdo denoncim timin të skandaleve të mëdha të qeverive socialiste.
INUK aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe.
Prej disa ditësh INUK ka ndërmarrë aksione në Tiranë dhe në rrethe për lirimin e hapësirave publike, e kthimin e tyre tek qytetarët, dhe heqjen e tabelave reklamuese vendosur në mënyrë të kundërligjshme në të gjitha akset rrugore.
Veprimet e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisën dy javë më parë me heqjen e tabelave të paligjshme të reklamave vendosur në të dy krahët e rrugëve kryesore. Në këtë aksion që vazhdon ende janë angazhuan sektorët e INUK në Tiranë dhe qarqe.
Erjon Braçe: Çështja “Fullani” nuk kam besim te Gjykata e Apelit.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar sërish ndaj çështjes “Fullani”, duke u shprehur se nuk ka besim të Gjykata e Apelit. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist akuzon PD dhe “klani i pasunarëve të medias” po pengojnë me dhunë hetimet për skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH.
Reagon Meksi: Sulmi i Berishës është politik, fantazi e sëmurë.
Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Ermelinda Meksi ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, se ajo i ka dhënë Parlamentit dosjen me sekretet e institucionin më të lartë financiar në vend. Duke e cilësuar sulim e tij me prapavijë politike, Meksi shkruan në faqen e saj në rrjetin social “Facebook” se kjo është “një fantazi e sëmurë”. Në reagimin e saj Meksi shprehet se me sulmin ndaj saj si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, cenohet rëndë pavarësia e këtij institucioni monetar.
“Pergjigje e detyruar ne fundjave per Z.Berisha
Kërcënonin familjen shqiptare, 2 grekë të 'Agimit të Artë', 1 vit burg
Dy grekë janë dënuar nga Gjykata e Selanikut me 12 muaj burg, pas kërcënimeve ndaj një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të 2012 kur një burrë dhe një grua greke, anëtarë të partisë neonaziste Agimi i Artë kanë kërcënuar familjen shqiptare.
Hetimi i çështjes filloi, pas një ankese të bërë nga familja shqiptare. Sipas gruas shqiptare që kallëzoi dy anëtarët e Agimit të Artë, ata e kishin kërcënuar se do t’i digjnin shtëpinë nëse nuk largoheshin së bashku me burrin dhe dy fëmijët e mitur nga Greqia.
Luftimet në Irak, vriten 8 shqiptarë që luftojnë me organizatën terroriste
Tetë shqiptarë që luftonin nën flamurin e organizatës terroriste ISIS, janë vrarë në luftimet në Irak. Sipas mediave kosovare gjatë një sulmi ajror të SHBA-ve në Irak janë vrarë 11 terorristë, 8 prej tyre janë shqipatarë.
Sipas mediave kosovare një është shqiptar nga Shqipëria, 6 nga Kosova dhe një tjetër nga Maqedonia. Ende nuk dihet nëse ky lajm është i vërtet, pasi asnjë nga tre vende nuk e ka konfirmuar.
Mediat kosovare japin dhe emrat e viktimave.
Kosovarët e vrarë :
Pranga 2 doganierëve, futën mijëra € mallra kontrabandë
Dy dogainerë të pikës kufitare të Kakavijës janë arrestuar nga strukturat kundër krimit financiar. Në pranga kanë rënë Redi Karalli, 32 vjeç banues në Gjirokaster dhe Ndricim Stojku, 32 vjeç banues në Tiranë.
Sipas polcisë, dy doganierët janë arrestuar në operacionin e koduar ''Vjeshtë 2014", ndërsa akuzohen për "Shpërdorim detyre" dhe "Kondrabandë me mallra ushqimore".
Në pranga ka rënë dhe Dritan Islamaj 42 vjeç, një tregtar nga Gjirokastra.