INUK aksion për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethe.

Postuar në 13 Shtator, 2014 16:50

Prej disa ditësh INUK ka ndërmarrë aksione në Tiranë dhe në rrethe për lirimin e hapësirave publike, e kthimin e tyre tek qytetarët, dhe heqjen e tabelave reklamuese vendosur në mënyrë të kundërligjshme në të gjitha akset rrugore.

Veprimet e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nisën dy javë më parë me heqjen e tabelave të paligjshme të reklamave vendosur në të dy krahët e rrugëve kryesore. Në këtë aksion që vazhdon ende janë angazhuan sektorët e INUK në Tiranë dhe qarqe.

Lirimi i hapësirave publike
Me gjithë angazhimin e efektivave në projektet me rëndësi kombëtare në Tiranë, si zgjerimi i rrugës së Elbasanit, lirimi i hapësirave për realizimin e punimeve në “Unazën e Madhe” apo dhe Sheshin “Nënë Tereza”, INUK prej tre ditësh ka nisur superoperacionin për lirimin e hapësirave publike në dy nga rrugët më problematike “Hoxha Tahsim” dhe “Muhamet  Gjollesha”.

Në ditën e parë të operacionit, që filloi nga kryqëzimi i rrugës “Hoxha Tahsin” me rrugën “Bardhyl” e deri tek Sheshi “Shtraus”, njohur ndryshe edhe si “Xhamlliku”, u prishën 31 objekte të kundërligjshme, kryesisht shtesa pallatesh përshtatur për biznes apo tenda stacionare me konstruksion të lehtë dhe metalik, që kishin zënë hapësirat publike. Prej kohësh INUK kishte sensibilizuar zotëruesit e tyre, ndaj dhe ata morën masa për heqjen ose prishjen e tyre. Mjetet e rënda të INUK ndërhyn vetëm në ato objekte ku poseduesit e kishin të pamundur prishjen e tyre.

Në ditën e dytë të operacionit po në këtë rrugë u prishën 29 objekte pa leje nga Shehi “Shtraus” deri te kryqëzimi i rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Xhafize Keko”.

Sot në ditën e tretë janë prishur 25 objekte pa leje, ndërsa ka filluar largimi i materialeve dhe çmontimi i tregut të fruta-perimeve që ishte kthyer në një problem serioz për banorët e kësaj zone, pasi ishte vendosur në mes të kryqëzimit të rrugëve jashtë standardeve dhe normave higjeno-sanitare.

Njëherazi, prej dy ditësh, INUK ndërhyri edhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në segmentin kryqëzimet e saj me rrugën e “Kavajës” dhe me rrugën e “Durrësit”, ku po liron lulishtet dhe hapësirat e pallateve zaptuar nga ndërtime pa leje. Në këtë zonë po prishen 43 objekte të paligjshme.

INUK kërkon edhe njëherë mirëkupëtimin e qytetarëve për ndonjë problem të përkohëshëm shkaktuar në qarkullimin e mjeteve në këto zona pasi qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është lirimi i hapësirave publike dhe vendosja e ligjit.

Tabelat
Me gjithë vështirësitë e krijuara për heqjen e tabelave të ta paligjshme, pasi ato ishin shumë të larta dhe vendosja e tyre ishte realizuar në struktura të konsiderueshme pej betoni, INUK është në përmbyllje me sukese të këtij aksion, i pari i këtij lloji. Në fillim u goditën tabelat e jashtëligjshme në rrugën Qafa e Kasharit-Rinas. Më pas u krye largimi i tabelave në të dy krahet e akseve; Qafa e Kasharit-Maminas dhe Maminas-Durrës. Aksioni u shtri edhe në rrethe dhe konkreisht në rrugët; Elbasan-Librazhd, Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë, Korçë-Kapështicë, Fier-Levan-Tepelenë-Gjirokastër, Lezhë-Shkodër, dhe rrethrrotullimi i Milotit-Morinë.

Gjatë gjithë këtij aksioni INUK, në zbatim të ligjit dhe ushtrimit të kompetencave, gjeti mirkuptimin e subjekteve apo dhe të individëve që zotëronin këto objekte, një pjesë e konsiderushme e të cilëve i çmontuan dhe larguan vetë, të ndërgjegjshëm për paligjshmërinë e tyre, ndaj dhe gjejmë rastin ti falënderojmë. Deri tani janë hequr rreth 1000 tabela të paligjshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.