Kërcënonin familjen shqiptare, 2 grekë të 'Agimit të Artë', 1 vit burg

Postuar në 13 Shtator, 2014 05:29

Dy grekë janë dënuar nga Gjykata e Selanikut me 12 muaj burg, pas kërcënimeve ndaj një familje shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në nëntor të 2012 kur një burrë dhe një grua greke, anëtarë të partisë neonaziste Agimi i Artë kanë kërcënuar familjen shqiptare. 

Hetimi i çështjes filloi, pas një ankese të bërë nga familja shqiptare. Sipas gruas shqiptare që kallëzoi dy anëtarët e Agimit të Artë, ata e kishin kërcënuar se do t’i digjnin shtëpinë nëse nuk largoheshin së bashku me burrin dhe dy fëmijët e mitur nga Greqia. 

Të njëjtat kërcënime janë përsëritur disa ditë më vonë, këtë herë dy të arrestuarit (një burrë dhe grua, anëtarë të Agimit të Artë) kanë kërcënuar në telefon kryefamiljarin shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.