Luftimet në Irak, vriten 8 shqiptarë që luftojnë me organizatën terroriste

Tetë shqiptarë që luftonin nën flamurin e organizatës terroriste ISIS, janë vrarë në luftimet në Irak. Sipas mediave kosovare gjatë një sulmi ajror të SHBA-ve në Irak janë vrarë 11 terorristë, 8 prej tyre janë shqipatarë.
Sipas mediave kosovare një është shqiptar nga Shqipëria, 6 nga Kosova dhe një tjetër nga Maqedonia. Ende nuk dihet nëse ky lajm është i vërtet, pasi asnjë nga tre vende nuk e ka konfirmuar.
Mediat kosovare japin dhe emrat e viktimave.
Kosovarët e vrarë :
1. Ebu Sofjani
2. Ebu Samiri nga Mitrovica
3. Ebu Ubajde
4. Ebu Jusufi - Zeqir Qorraj
5. Abdurrahman - Liridon Sadiku
6. Ebu Sara - Sinan Muji
Ndërkohë, Ebu Aishe është personi i vrarë nga Shqipëria, si dhe Ebu Uvejs nga Maqedonia.
Nga kërkimet në rrjetin social Facebook, ne kemi mundur të zbulojmë fotot e disa prej të vrarëve sipas mediave kosovare. Ky është Ebu Uvejs, dhe në profilin e tij në Facebook janë të shpërndara materiale me përmbajtje islamike, e ndërsa po të shikosh shokët e tij shumica janë nën flamurin e ISIS.
Add new comment