Arkiv-Lajme të përditësuara
Këshilli i BSH: S'japim dorëheqjen ...dhe 1 mesazh për Kuvendin.
Pesë anëtarët e mbetur tëKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk kanë ndërmend të japin dorëheqjen. Sipas një komunikate, u mësua dje për një mbledhje tjetër të jashtëzakonshme të organit drejtues të BSH, sipas të cilit“Këshilli Mbikëqyrës rithekson angazhimin e plotë për ushtrimin me përgjegjshmëri të funksioneve që i cakton ligji”.
Pozicioni i zv/guvernatores, arrestim ose jo i Gjonit, analizohen dëshmitë.
Guvernatorja e komanduar e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, mund të jetë një nga zyrtarët e tjerë të lartë të BSH, që mund të arrestohet në ditët në vijim. Sipas burimeve të prokurorisë Gjoni ka shpërdoruar detyrën e saj, thuajse në të gjitha dispozitat ligjore për të cilat është urdhëruar dhe arrestimi i Ardian Fullanit.
Pranga 2 personave, kundërshtuan policinë se udhëtonin të dehur.
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Përmetit, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e rendit, pasi njëri prej tyre drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se në pranga të policisë kanë rënë E.Xhaferi dhe Xh. Muhaj. Sipas policisë, të dy këta persona në bashkëpunim kanë kundërshtuar me dhunë efektivët blu gjatë kryerjes së detyrës, për kontrollin dhe shoqërimin e tyre në komisariat, pasi Xh.Muhaj drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Pogradec, përleshje me thika mes të rinjve, plagoset njëri.
Një 18-vjeçar ka përfunduar në spital i plagosur nga një goditje me thikë pas një sherri që ka pasur me një bashkëmoshatar.
Nga policia e Pogradecit bëhet e ditur se 18-vjeçari i plagosur është Endri Agolli, ndërsa mjekët bëjnë me dije se pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ka mundur të identifikojë autorin, i cili është 19-vjeçari Mariglen Xhekollari nga fshati Vërdovë, po punon për kapjen e tij, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarje.
Qeveria 92 mln lekë për shpronësime për akset rrugore në Pogradec e Fier.
Rreth 92 milionë lekë ka miratuar qeveria në dy vendime të ndryshme gjatë mbledhjes së sotme lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit Fier-Levan dhe për ndërtimin e aksit Qafë Thanë-Pogradec.
By Passi Fier-Levan, 90.346.779 Lekë për shpronësimet
90.346.779 Lekë është vlera që ka miratuar qeveria për shpronësimet të truallit apo objekteve që preken nga By Passi Fier-Levan. Ndërkohë që shpenzimet procedurale të cilat arrijnë shifrën e 50.000 lekëve do të të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Përcaktohen procedurat për evidentimin e ndërtimeve pa leje.
Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe procedurat për evidentimin faktik të ndërtimeve pa leje por edhe të shtesave pa leje, në objekte me leje. Gjithashtu është miratuar edhe dokumentacioni për propozimin dhe miratimin e zonave informale.
Merret në pyetje për një orë Fullani tek 302, nesër Golemi.
Ditën e sotme është marrë në pyetje për herë të parë të ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në thesarin e shtetit.
Dy oficerët e policisë gjyqësore janë paraqitur në ambjentet e paraburgimit 302 ku Fullani vijon të mbahet, rreth orës 13:30 të mërkuës. Në seancën e pyetjeve ishte edhe avokati i Fullanit, Maks Haxhia. Marrja në pyetje e ish-guvernatorit zgjati për rreth 1 orë.
Vjedhja e BSH, Arvizu: Politika të bashkëpunoj,të normalizohet situata.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka kërkuar politikës shqiptare të bashkëpunojë për të zgjidhur situatën e krijuar në Bankën e Shqipërisë, pas vjedhjes së 713 milionë lekë.
Nga Pusteci, Aleksandër Arvizu bëri thirrje i gjithë procesi mos të jetë i politizuar.
”Duket që ka patur të meta në administrimin e Bankës së Shqipërisë. Banka luan rol fiktiv në stabilitetin financiar, prandaj politika shqiptare duhet të punojë për të mirën e vendit. Duhet që të normalizohet sa më shpejt situata”, ka delaryar Arvizu.
Elbasan, mashtronte qytetarët si puninjës i CEZ, arrestohet.
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasin Krenar Troka.
Nga hetimet disa mujore të policisë ai vidhte qytetarët e Elbasanit duke i mashtruar se ishte një punonjës i kompanisë CEZ.
Sipas policisë ai në çdo familje kërkonte rryshfet.
Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të zbardhur gjithë skemën e mashtrimt të Krenar Trokës.
Shtyhet seanca ndaj Arben Frrokut shkak bëhet mungesa e Prokurorit.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurorit të çështjes.
Seanca gjyqësore ishte parashikuar të mbahej me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkaqe sigurie dhe hetimore.
Trupi gjykues i kësaj i çështje i përbërë prej 5 gjyqatrësh, bëri të ditur sot se pritej të dëshmonte edhe dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka. Dëshmitari Ndoka duhej të dëshmonte më 30 korrik të këtij viti por ajo u shty për shkak të mungesës së vetë dëshmitarit.