Merret në pyetje për një orë Fullani tek 302, nesër Golemi.

Postuar në 10 Shtator, 2014 08:14

Ditën e sotme është marrë në pyetje për herë të parë të ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në thesarin e shtetit.

Dy oficerët e policisë gjyqësore janë paraqitur në ambjentet e paraburgimit 302  ku Fullani vijon të mbahet, rreth orës 13:30 të mërkuës. Në seancën e pyetjeve ishte edhe avokati i Fullanit, Maks Haxhia. Marrja në pyetje e ish-guvernatorit zgjati për rreth 1 orë.

Ndërkaq mësohet se ditën e nesërme do të merret në pyetje edhe kryeinspektorja e BSH, Elivar Golemi. Ndërsa hetimet këtë javë do të vazhdojnë me marrjen në pyetje të 7 inventarizuesve, të arrestuar po për shpërdorim detyre. Gjatë kësaj do të merren në pyetje edhe 10 të arrestuarit e parë, mes të cilëve Ardian Bitraj, i vetmi i akuzuar për vjedhjen e thesarit. 

Marrja në pyetje e ish-guvernatorit Ardian Fullani vjen në një kohë kur organi i akuzës në kuadër të hetimeve mori në pyetje edhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës.

Ish-guvernatori Fullani u arrestua mbrëmjen e të premtes teksa dilte nga zyra e tij. Fullani akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskryerje veprimesh në 5 raste. Akuzat lidhen me vjedhjen e 713 mln lekëve të reja. Sipas organit të akuzës mungesa e vendimeve favorizoi vjedhjen e parave.

Fullani është i arrestuari i 19-të pas vjedhjes së parave. Një ditë pas arrestimit Këshilli Mbikqyrës i Bankës firmosi edje shmarkimin e Fullanit nga detyra e guvernatorit të Bankës. Vjedhja e parave në Repartin e Emisionit të Monedhës në Linzë, pjesë e thesarit të Bankës së Shqipërisë u zbulua rastësisht nga ekipi i asgjesimit të kartmodhave të dëmtuara, gjatë ekzekutimit të njërës prej procedurave të asgjesimit. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.