Qeveria 92 mln lekë për shpronësime për akset rrugore në Pogradec e Fier.

Postuar në 10 Shtator, 2014 13:58

Rreth 92 milionë lekë ka miratuar qeveria në dy vendime të ndryshme gjatë mbledhjes së sotme lidhur me shpronësimet për ndërtimin  e segmentit Fier-Levan dhe për ndërtimin e aksit Qafë Thanë-Pogradec.

By Passi Fier-Levan, 90.346.779 Lekë për shpronësimet
90.346.779 Lekë është vlera që ka miratuar qeveria për shpronësimet të truallit apo objekteve që preken nga By Passi Fier-Levan. Ndërkohë që shpenzimet procedurale të cilat arrijnë shifrën e 50.000 lekëve do të të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Sipas këtij vendimi pronarët e pasurive, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, do të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
 
“Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.”-thuhet në vendimin e Qeverisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.