Arkiv-Lajme të përditësuara

Këshilli i PD, në Tetor zgjidhen anëtarët e rinj...shtohen 40 të tjerë.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:08

 Në javën e parë të muajit tetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtari i Partisë Demokratike ku do të miratohet Këshilli Kombëtar. Burime nga selia blu bënë me dije se mbledhja e Kuvendi Kombëtar do të zgjedh 140 anëtar të Këshillit Kombëtar nga 100 që ka aktualisht. Ndryshimi i numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke u shtuar me 40 vetë do të bëhet përshkak të shtimit të degëve të Partisë Demokratike si edhe të numrit të anëtarësisë. Të paktën ky është argumenti i paraqitur nga kreu i PD-së.

Oficerët: Zyra e Guvernatorit Fullani mobilim sheikësh.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:06

Teksa agjentët e policisë kanë arrestuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, oficerët gjyqësorë kanë kryer një kontroll në zyrën e Fullanit.

Sipas tyre, ata janë përballur me një zyrë të tipit “suitë”, kjo për shkak të dizajnimit imobilar tepër të shtrenjtë. Sipas oficerëve, zyra e Fullanit ngjasonte me një shtëpi Sheikësh. Gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë send që është për interes të hetimit, ndërkohë që nuk janë sekuestruar dokumenta pasi këto të fundit u administruan në dosjen e akuzës qysh prej ditëve të para të fillimit të hetimeve për këtë ngjarje.

Asgjësohen 1150 rrënjë kanabis policia në kërkim të autorëve.

Postuar në 07 Shtator, 2014 04:03

1150 bime narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar në Tepelenë. Në operacionin e koduar “Kamcishti”,i zhvilluar nga efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë asgjësuar me anë të djegies katër parcela të hapura rishtas në Përroin e Kamcishtit.
 
Bimet narkotike ishin deri në 3 metra lartësi. 

Sipas policisë po punohet për evidentimin dhe kapjen e autoreve, pasi grupi hetimor ka grumbulluar prova në vendgjarje, si dhe janë grumbulluar informacione në rrugë operative për autorët e mundshëm.

Reagim i INFOCIP: Këshilli i BSH të japë dorëheqjen në grup‏.

Postuar në 06 Shtator, 2014 16:03

Pas arrestimit të Guvernatorit të BSh Ardian Fullani dhe inspektores së përgjithshme të këtij institucioni ka reaguar edhe Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP. Në një deklaratë për mediat INFOCIP, përshëndet veprimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Gjykatës për arrestimin e Guvernatorit Fullani, duke theksuar se kjo ishte një finale e pritur pas vjedhjes së 713 milion dollarëve nga Thesari. Ndërkaq, INFOCIP kërkon dorëheqjen në grup të Këshillit Mbikëqyrës së BSH nisur edhe nga rrethanat e krijuara.

Fier,sekuestrohen 101.9 kg kanabis Policia arreston transportuesin.

Postuar në 06 Shtator, 2014 12:45

Policia e qarkut Fier ka sekuestruar ditën e sotme 101.9 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis. Zbulimi i kësaj sasie kanabisi është bërë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 041 CP rreth orës 17:00 në aksin rrugor Levan-Fier.
 
 
Si rezultat i këtij hetimi policia ka arrestuar shtetasin Gazmir Rraja,24 vjeç banues në Nikel, Fushë Krujë, i cili ishte dhe drejtues i mjeti tip “Renault” ngjyrë gri.
 
Policia ka nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Kurbin, e godet rrufeja teksa kulloste bagëtitë, humb jetën 26-vjeçari.

Postuar në 06 Shtator, 2014 12:44

Një 26-vjeçar ka humbur jetën në Kurbin pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fushë-Kuqe, ndërsa i riu Marjan Gjini ishte duke kullotur bagëtitë.
 
Nuk dihet ende nëse i riu ishte i shoqëruar nga persona të tjerë teksa ndodhej për të kullotur bagëtitë, apo ndodhej i vetëm në momentin kur është goditur nga rrufeja.

Krimi i dyfishtë në familje. Burri plagos rëndë bashkëshorten dhe vret veten

Postuar në 06 Shtator, 2014 11:48

Krimi i dyfishtë brenda familjes në periferi të Tiranës. Një 28-vjeçar ka qëlluar me armë bashkëshorten, duke e plagosur, ndërsa më pas i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës, rreth ores 17:00 në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht mësohet se, autori i krimit Enton Cenko e ka qëlluar bashkëshorten Argena Senko 25-vjeç brenda banesës. Duke menduar që e ka vrarë dhe në gjendje të rëndë psikologjike, i riu ka dalë në rrugë dhe i ka dhënë fund jetës së tij.

Shanaj: Arrestim i paligjshëm, një intelektuale s’mund të rrijë në burg.

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:12

Ashtu si avokati i Fullanit, edhe mbrojtja e kryeinspektores Golemi e ka vlerësuar të paligjshme procedurën që çoi në arrestimin e dy drejtuesve të Bankës së Shqipërisë.
 
Në një deklaratë për mediat pasi takoi klienten e tij, Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi, avokati Fatos Shanaj tha se në seancën gjyqësore të së hënës do të kërkojë ndryshim të masës së sigurisë.
 

Tiranë,policia:Kujdes me telefonin rrezikonin jetën tuaj si këmbësorë.

Postuar në 06 Shtator, 2014 09:10

Komisariati Numër 2 në kryeqytet ka gjetur një mënyrë të veçantë për të paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga makinat kur kalojnë në rrugë.

Arrestimi i Fullanit në mediat e huaja.

Postuar në 06 Shtator, 2014 03:30

Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” publikon në koherencë të plotë me mediat shqiptare lajmin e arrestit të kreut të Bankës.

Ata shkruajnë se arrestimi i Fullanit u bë në zyrën e tij, për shumën e rreth 6.63 milionë dollarëve nga Thesari i bankës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara