Arkiv-Lajme të përditësuara
Pogradec, sekuestrohen 50 kg kanabis, 3 persona në pranga.
50 kilogram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis është zbuluar pasditen e sotme në serbatorin e dy automjeteve tip ‘Benz’.
Bëhet e ditur se janë arrestuar Olti Zeka, Arbër Brahimi dhe Kreshnik Ballia, të tre nga qyteti i Tepelenës. Tre të arrestuarit po udhëtonin me dy mjetet tip ‘Benz’ me targa TR 1735 N dhe AA 525 JC.
Nl mjetin me targa TR 17 55 N, e cila drejtohej nga Oltjon Zeka, janë gjetur 13 pako lënde narkotike e dyshuar si kanabis. Ndërsa në mjetin tjetër me taga AA 525 JC që drejtohej nga Kreshnik Ballia janë gjetur 12 pako.
I kërkoi 4500 € ryshfet qytetarit pranga kryekomunarit Bërzhitë.
I kanë kërkuar një qytetari 4500 euro ryshfet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një biznesi, por janë zbuluar nga policia. Pas gati dy muajsh vëzhgim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë kreun e Komunës Bërzhitë Genc Drita, dhe Shefin e Zyrës së Tatim-Taksave në këtë Komunë Armand Burri.
Në sajë të metodave speciale të zbulimit është bërë i mundur zbulimi i rastit korruptiv, kur Armand Burri, ndërmjetës mes kreut të Komunës dhe qytetarit, i ka marrë këtij të fundit pasditen e sotme shumën prej 4500 eurosh.
Grabiti 2 gra, arrestohet 38-vjeçari s’i ndahet burgut,drejt dënimit të 6.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar për vjedhje me dhunë nga ana e efektivëve të komisariatit numër 1 në kryeqytet.
Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Hazbi Biba, pas grabitjes me dhunë që kryer ndaj dy grave në lagjen ‘Ali Demi’.
Biba rezulton se është dënuar edhe 5 herë më parë për vjedhje varsesh me dhunë në rrugë, kryesisht të femrave të pashoqëruara.
Bëhet e ditur se Biba konsiderohet nga policia si një grabitës i dhunshëm, ndërkohë që mësohet se gjatë grabitjeve të kryera gjatë vitit 2014 ka plagosur edhe 3 qytetarë të tjerë.
Abuzime me TVSH-në në Tatime Prokuroria kërkon 23 vite burg.
Përfituan në mënyrë abuzive nga skema e rimbursimit të tatimit me vlerë të shtuar 6 milion euro, prokuroria kërkon 23 vite burg për dy të dyshuarit kryesorë ish-Drejtoreshën e Tatimeve dhe Mirjan Benejan administrator i kompanive të përfshira në skemën e vjedhjes.
Sipas prokurorisë së Tiranës ish drejtoresha Hysi duhet të dënohet me 12 burgim ndërsa administrator Beneja më 11 vite.
Samiti i NATO-s, Rama: Shqipëria një zë dhe rol të rëndësishëm.
Delegacioni shqiptar është nisur drejt Uellsit, ku NATO do të mbajë një samit mbi sigurinë, atë që Sekretari i Përgjithshëm Andres Fogh Rasmussen e ka cilësuar si më të madhin në historinë e Alenacës.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetin social Twitter, ku janë dy ministrat: Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm dhe Mimi Kodheli ministre e Mbrojtjes.
Shefi i qeverisë shkruan se delegacioni shqiptar ka një zë dhe nje rol të rëndësishëm në këtë Samit.
Ndërtimet,412 raste në gjithë vendin vetëm dje 23 procedime penale.
Policia vazhdon aksionin e nisur prej ditësh për ndërtimet pa leje. Në kuadër të këtij aksioni efektivët e policisë në të gjithë vendin, kanë evidentuar 412 raste të ndërtimeve abuzive, për të cilat janë proceduar penalisht 416 shtetas, autorë të këtyre ndërtimeve të paligjshme.
Arkëtari vjedh 500 mijë euro në bankë me 'ndihmën' e drejtorit.
Arkëtari i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, zhduket pasi i vjedh rreth gjysmë milionë euro në lek dhe në valutë nga arka dhe bankomatet ATM.
Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës është arrestuar Brunilda Dura, asistentja e shefes operacionale të filialit bankar, që ndodhet në afërsi të Liqenit Artificial.
Ndërsa arkëtari i akuzuar për vjedhjen, Besmir Laja është shpallur në kërkim.
Të njëjtat burime thanë se ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj drejtorit të degës së bankës, Fezi Zeneli.
Sarandë, del nga rruga një kamion te Qafa e Muzinës, bllokohet trafiku
Një kamion ka dalë nga rruga në aksin Gjirokastër-Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, kur kamioni është rrëzuar pasi ka dalë nga rruga poshtë Qafës së Muzinës. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa për gati një orë është shkaktuar bllokim i trafikut.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zhbllokimin e trafikut, dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Përhapet në Gramsh dhe Librazhd sëmundja e "gjuhës blu" te delet
Po përhapet me shpejtësi sëmundja infektive e “Blutongut” ose “gjuhës blu” te delet në Shqipëri. Pas Korçës të infektuar janë identifikuar fshatrat e komunave Kukës në Gramsh dhe Stëblevë në Librazhd të qarkut, Elbasan.
Të dhënat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Shërbimit Veterinar në këtë Qark flasin për të paktën 40 krerë dele të groposura këto ditë nga shërbimi veterinar për shkak të infektimit.
Por sipas këtyre të dhënave numri i bagëtive të prekura mendohet të jetë disa herë më i madh.
Dhunimi i 26-vjeçares, Bregu: Inspektim Prokurorit të çështjes
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka reaguar lidhur me dekrlaratën e KLD për rastin e dhunimit të 26-vjeçares nga Tepelena nga xhaxhai i burrit të saj të ndjerë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Bregu shkruan se dhunuesi është larguar nga Gjykata me një vendim për detyrim paraqitje. Duke e cilësuar reagimin e KLD për sqarimin e këtij rasti si korrekt dhe të menjëhershëm, Bregu ndalet tek fakti se sipas KLD “ky dënim është dhënë sipas kërkesës së Prokurorit”.