Grabiti 2 gra, arrestohet 38-vjeçari s’i ndahet burgut,drejt dënimit të 6.

Postuar në 03 Shtator, 2014 13:09

Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar për vjedhje me dhunë nga ana e efektivëve të komisariatit numër 1 në kryeqytet.

Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Hazbi Biba, pas grabitjes me dhunë që kryer ndaj dy grave në lagjen ‘Ali Demi’.

Biba rezulton se është dënuar edhe 5 herë më parë për vjedhje varsesh me dhunë në rrugë, kryesisht të femrave të pashoqëruara.

Bëhet e ditur se Biba konsiderohet nga policia si një grabitës i dhunshëm, ndërkohë që mësohet se  gjatë grabitjeve të kryera gjatë vitit 2014 ka plagosur edhe 3 qytetarë të tjerë.

Policia ndërkohë ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e grabitjeve të tjera të kryera nga 38-vjeçari Biba gjatë kohës që ka qenë i lirë, për të bërë dokumentimin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.