Arkiv-Lajme të përditësuara

Rama:Zgjedhja e Mogherinit i gëzueshëm Zgjedhja e Donald Tusk e shumëpritur.

Postuar në 31 Gusht, 2014 02:05

Si lajm fort të gëzueshëm e ka cilësuar kryeministri Edi Rama zgjedhjen në krye të politikës së Jashtme të BE-së të Federica Mogherini. Përmes rrjetit social ‘Twitter’ ai e vlerëson atë si grua të mençur dhe një mike të mirë.
 

Atentati në Vlorë, zgjohet 19 vjeçarja, nuk mban mend asgjë.

Postuar në 31 Gusht, 2014 02:03

 E mbijetuara e atentatit në Vlorë, Ornela Gjini nuk ka mundur të japë asnjë detaj në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ajo ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja. Tre ditë pas shpërthimit, Gjini është zgjuar, ndërsa mjekët dhe familjarët e saj janë kujdesur që të mos i tregojnë se bashkëjetuesi i saj, Isuf Brahimaj, 42 vjeç ka ndërruar jetë në atë ngjarje.

Elbasan,tentohet të vritet 19-vjeçari goditet me thikë, arrestohet autori.

Postuar në 30 Gusht, 2014 12:57

Rreth orës 13:00 në lagjen ‘28 Nëntori’ është tentuar të vritet me thikë 19-vjeçari Elton Peqini, i cili ka mare tre goditje ku njëra i ka demtuar mushkerinë.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në reaminacionin e Spitalit Elbasan. Nga ana e policisë u organizuan shërbimet dhe për pak minuta u bë e mundur kapja e autorit i cili është Ymer Stari, 20 vjeç.

Nga hetimi paraprak policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë drejtuesi i automjetit ndërron jetë.

Postuar në 30 Gusht, 2014 12:55

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Ashtë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Për pasojë është plagosur dhe disa orë më pas ka ndërrruar jetë në spital drejtuesi i automjetit, Përparim Zagani, 34 vjeç banues në Bushat në Shkodër.
 
Automjeti që drejtonte Zagani, i tipit Benz me targa TR 7277, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka dalë nga rruga. Mësohet se makina është përplasur pranë një lavazhi dhe më pas ka përfunduar në një kanal.

Kapen 10 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, shpëton transportuesi

Postuar në 30 Gusht, 2014 09:09

Policia Kufitare e Shtetit ka deklaruar se mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, ka arritur të lokalizojë një person ndërsa orvatej të kalonte në këmbë kufirin me Malin e Zi, me rreth 10 kg marijuanë me vete.
 
Personi në fjalë ka mundur ti shpëtojë ndjekjes së Policisë Kufitare në pyll, në Hanin e Hotit, por gjatë largimit ka hedhur dhe çantën që mbante me vete. Në çantë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg marijuanë. 

Mediat italiane rikthejnë vëmendjen tek "Kristali": Doktor për 10 ditë!

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:47

Mediat italiane, në rastin konkret 'Corriere della Sera', rikthejnë vëmëndjen tek diplomat false të lëshuara nga universitetet shqiptare ndaj shtetasve italian. Në artikullin e saj e përditshmja italiane flet për rastin e universitetit "Kristal" nga ku është evidentuar, nga ana e Ministrisë së Arsimit, diploma e shtetasit italian Vincenco Nespola i cili është diplomuar për stomatologji në këtë universitet më 20 korrik 2011, por që ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë. 

Itali, blenë vizat për 3500 €, në kërkim 2 xhihadistët shqiptarë

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:42

Media të ndryshme italiane kanë raportuar ditën e sotme lajmin se në territorin e tyre kanë hyrë me viza të rregullta tre xhihadistë kosovar. Kjo gjë është bërë e mundur falë një skeme korruptive që ka përfshirë ambasadën italiane në Prishtinë dhe vetë të birin e Ibrahim Rrugovës, Ukë Rrugova.

Lajmi është dhënë me bujë nga mediat e ndryshme italiane pasi njëri nga tre xhihadistët raportohet se kohë më parë ka hedhur veten në erë në një atentat terrorist në Irak, kurse fati i dy të tjerëve ende nuk dihet, nëse ende ndodhen në territorin e vendit.

Tiranë, i kërkuan para emigrantit SHKB arreston 2 efektivët rrugorë

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:34

Dy punonjës të policisë rrugore janë arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të tyre.

Mësohet efektivët në pranga janë Artan Hasanaj dhe Avdulla Dafku. Sipas SHKB, arrestimi i 2 punonjësve të Policisë Rrugore kishte bërë kallëzim shtetasi shqiptar me iniciale A.V. emigrant në Itali. Mësohet se efektivët e policisë, dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një shumë parash drejtuesit të mjetit A.V., në këmbim të mosmarrjes së masave ndëshkuese, për shkeljet e konstatuara.

Plagosje e dyfishtë me kallashnikov në Laprakë, u qëlluan nga makina

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:33

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën "Pandi Dardha" pranë një lokali në zonën e Laprakës ku të plagosur kanë mbetur Lulzim Elezi dhe Luan Sinani. 

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, ku të plagosurit dhe autorët kanë qenë në një lokal nate, dhe aty mendohet se ka nisur edhe konflikti mes tyre. 

Bari, ekzekutohet me 3 plumba në gjoks shqiptari 25 vjeçar

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:32

Një i ri shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në lagjien Liberta të Barit. 25 vjeçari ka marrë tre plumba në gjoks gjatë një prite dhe pasi ka mbërritur në spital nuk ka mundur ti shpëtojë atentatit, për pasojë ka gjetur vdekjen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara