Arkiv-Lajme të përditësuara
Ndërtimet pa leje, policia procedon penalisht 7 persona në gjithë vendin
Strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë proceduar 7 persona për ndërtime të paligjshme.
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, janë proceduar penalisht 6 shtetas të dyshuar për veprën penale ndërtim i paligjshëm, përkatësisht:
Kërkoi favore seksuale, pranga Shefit të policisë së Velipojës
Një tjetër person bie në prangat e policisë pas akuzave për shpërdorim detyre. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Stacionin policor të Velipojës Ernest Paluku, pasi dyshohet se i kërkoi favore seksuale një shtetaseje që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.
Kamioni përplaset me motorin në Elbasan-Peqin, një i vdekur
Një person ka humbur jetën paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, kur një kamion është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
Endë nuk dihet emri i viktimës dhe rrethanat e ndodhjes së aksidentit.
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit.
Vjedhja e thesarit të BSH, Apeli lë në burg Petrit Ramohitajn
Shtatë të arrestuarit në lidhje me vjedhjen e 713 milionë lekëve në thesarin e Bankës së Shqipërisë nga Ardian Bitraj, sot do të dalin para Gjykatës së Apelit, pasi kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë. I pari që ka dalë para togave të zeza ka qenë Petrit Ramohitajn, të cilin Apeli e la sërish në burg. Ndërkaq, ditën e djeshme prokuroria nuk ka mundur që të nisë e të marrë dëshmitë e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të bankës, pasi njërit prej prokurorëve i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare.
Godet gruan me shuplaka e celular në sy të fëmijëve, pranga shqiptarit
ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ka rrahur të shoqen në prani të fëmijëve të tyre të mitur. Ngjarja ka ndodhur në Cerignola, rajoni i Puglias, teksa çifti shqiptar bashkë me dy fëmijët e tyre po ktheheshin nga Shqipëria ku ishin me pushime, drejt Brescias ku edhe jetonin e punonin. Shkak për grindjen mes çiftit dyshohet të kenë qenë disa debate për çështje familjare.
Vrasja e shqiptarit në xhami, serbi mori hak pas 18 vitesh pritje
ZVICER- 18 vjet ka pritur për të kryer vrasjen për gjakmarrje një shtetas serb. Viktima M. B. 5i vjeç, shtetas zviceran dhe me origjinë shqipëtare mësohet të ketë vrarë 18 vite më parë, për vetëmbrojtjë, të vëllain e atentatorit.
M. B., babai i katër fëmijëve, po falej në dhomën e lutjeve në një xhami të San Gallos kur shtetasi serb, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i është afruar nga mbraba duke e qëlluar me një armë zjarri disa herë në kurriz dhe në kokë.
Vlorë, fluks fëmijësh me viroza në pediatri, rreth 100 vizita në ditë
VLORE- Edhe këtë verë, fëmijët nuk u kanë shpëtuar virozave të stinës. Në Pediatrinë e spitalit rajonal të Vlorës janë shënuar rreth 100 vizita në ditë, gjysma e të cilave shtrohen për t’u kuruar në ambientet e spitalit. Këtë e pohon shefi i repartit të Pediatrisë Fatmir Brahimaj, ndërsa thotë se temperaturat e larta apo ndotja e ajrit janë shkaktarët kryesorë të virozave.
Sipas tij reparti i Pediatrisë po punon me kapacitete të plota, pasi përveç fëmijëve nga Vlora, aty paraqiten edhe fëmijë të pushuesve që po kalojnë pushimet në qytetin bregdetar, por edhe të turistëve të huaj.
I shpëton vëmendjes së prindërve, mbytet një djalë 6-vjeç në Golem
Një fëmijë 6-vjeçar është mbytur ditën e sotme në plazhin e Golemit.
Pushues të rastit në plazh u orvatën ti shpëtonin jetën të miturot ne det por ndërhyrja ka qënë e vonuar dhe trupi i 6-vjeçarit është nxjerrë i pa jetë në breg.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur reth orës 15:30 dhe shkak i mbytjes së djalit, nga lagjia numër 4 e Durrësit, mësohet të jetë dhe fakti se për disa çaste i kishte shpëtuar vëmendjes dhe kontrollit të prindërve.
Trupi i pajetë i 6-vjeçarit është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit.
Digjet makina tek ura e Tapizës, dyshohet një defekt elektrik
Një makinë është përfshirë nga flakët tek ura e Tapizës në Tiranë. Sipas burimeve automjetit është tip "BMW" me traga angleze.
Sipas policisë fatmirësisht nuk ka të plagosur. Ndërkohë zjarrfikëset kanë vonuar për rreth 30 minuta për të shkuar në vendngjarje.
Policia po punon për zbardhjen eplotë të kësaj ngjarje si dhe për të mësuar shkaqet e zjarrit. Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një defekt elektrik.
Kjo ngajrje ka sjellë dhe radhë të gjata në kë rrugë, e cila u bllokua si pasojë e flakëve nga makina e djegur për disa minuta.
Kakavijë, sekuestrohen 5 kg marijuanë, arrestohet 35-vjeçari
KAKAVIJË – Policia kufitare e Kakavijës në Qarkun e Gjirokastrës ka arrestuar një 33-vjeçar pasi në mjetin me të cilin ai po udhëtonte janë gjetur të fshehura 5 kg marijuanë.
Nga burime të policisë bëhet me dije se në mjetin tip ‘Ford Fokus’ me portobagazh me targa AA 207 JT, në pjesën e prapakolpit u gjet një sasi lendë narkotike kanabis. Lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako me nga 500 gram secila.