Arkiv-Lajme të përditësuara
Korçë, makina përplaset me autobusin, plagoset një person
KORCE- Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë-Pogradec pranë fshatit Bulgarec. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së autobusit me një automjet me targa greke. Sipas policisë të mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes mësohet se automjeti me targa YHN2476 me drejtues P.M 42 vjeç është përplasur me autobusin e linjës Tiranë-Selanik me targa NIY 6157, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit shtetasi me iniciale I.B 40 vjeç.
Zvicër, vritet një person me armë zjarri në xhaminë e shqiptarëve
Një person ka gjetur vdekjen nga disa të shtëna në xhaminë "El-Hidaje" që frekuentohej më së shumti nga komuniteti shqiptar në lagjen “Winkeln” të San Gallos në Zvicër. Sipas të dhënave paraprake të policisë mendohet se bëhet fjalë për larje hesapesh, ndërkohë që nuk jepet identiteti i viktimës.
Durrës, zbardhet grabitja e taksisë arrestohet 1 nga autorët, 2 në kërkim
Policia e qarkut të Durrësit ka arritur të zbardhë brenda 24 orëve grabitjen e një taksie me armë duke identifikuar dhe arrestuar njërin prej autorëve duke shpallur në kërkim dy të tjerët.
Rreth orës 16:00 të ditës së sotme u bë arrestimi i Marjan Gjokës, 24 vjeç, lindur e banues në Laç, i akuzuar më parë për një sërë veprash penale.
Sipas njoftimit të policisë Gjoka në bashkëpunim me dy personat e tjerë të përfshirë, kanë kërkuar si taksi në lagjen 13 me drejtim Fushë Krujën shtetasit V.Gj., 56 vjeç, banues në Durrës.
Tepelenë, makina del nga rruga Plagosen rëndë 3 persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në afërsi të kthesës tek fshati Sinanaj. Mjeti fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa Italiane EF 158 ZZ, ka dalë nga rruga duke rënë 30 metra poshtë. Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar rëndë dy persona, Zerdeli Llanaj 30 vjeç, dhe Flamur Harizi, 57 vjeç.
Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Ferik Hasanaj, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.
Tomor, bagëtitë theren në natyrë mbetjet lihen në ambiente të hapura
Qindra qytetarë i drejtohen malit të Tomorit për pelegrinazh gjatë këtyre ditëve, duke kryer edhe rritet përkatëse, siç është një prej tyre therja e bagëtive. Por edhe ky rit lë pas pasojat e tij. Në pamjet e siguruara nga “A1 Report” duket një “pirg” më të brendshmet e bagëtive të therura, të lëna në ambiente të hapura. Kjo situatë përsëritet çdo vit gjatë festës në Teqenë e Kulmakut të “Abaz Aliut” në malin e Tomorit.
Pallatet tek Liqeni Artificial , Bashkia e Tiranës mbron projektin
Bashkia e Tiranës vazhdon të mbrojë projektin për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë digës së Liqenit Artificial. Sipas Bashkisë prjekti nuk prek pronën publike, si dhe nuk cënon parkun e Liqenit.
Reagimi i Bashkisë Tiranë
Edi Rama, njeriu që projektoi ndërtime 40 katëshe tek pishinat derdhi përsëri llumin e vrerit dhe shpifjeve ndaj Bashkisë së Tiranës, në emër të interesave të paligjshme të tij dhe sekserëve të tij.
Lushnje, turisti austriak i zhdukur prej 5 ditësh, mister vendodhja
Një 62 vjeçar turist austriak me inicialet E.A rezulton i zhdukur që prej 5 ditësh në qytetin e Lushnjes. Ka qenë një 43 vjeçare shqiptare nga Luzhnja me inicialet E.K, e cila është administratore e një shoqate në Lushnje ku çdo vit vijnë turistë, e cila ka denoncuar zhdukjen e turistit.
Mësohet se 62 vjeçari austriak më datë 16.08.2014 është larguar për në Fier e më pas për në Gjirokaster dhe më pas kanë humbur kontaktet me të.
Grabitja e këmbimit valutor, pronarit 56-vjeçar i morën 20 milionë lekë
Plot 20 milion lekë kanë munudr të marrin dy grabitësit në një pikë këmbimi valuator në qytetin e Shkodrës ditën e djeshme. Sipas policisë, nën kërcënimin e armëve dy personat e maskuar kanë grabitur pikën e këmbimit valuator e cila ishte në pronësi të shtetasit F. D., vjeç 56.
Në momentin e largimit njëri prej personave ka qëlluar me armë në ajër. Efektivat e policisë së Shkodrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Asgjësohen 400 rrënjë kanabis edhe në Vlorë, vazhdon operacioni
400 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia eVlorës.
Në vijim të operacionit antikanabis efektivat e Komisariatit të Policise kanë zbuluar në fshatin Karbunarë te komunes Armen gjatë kontrollit të territorit 2 parcela të mbjella me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Aty ishin kultivuar 400 rrënjë bimë narkotike.
Lënda narkotike ishte me me lartesi deri në 2 metër dhe ishte kultivuar në tokë me pronesi publike.
Aksioni për pastrimin e plazheve Kodheli-FA: Rikthyet sigurinë
TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka vlerësuar sot kontributin e efektivëve të Forcave të Armatosura për pastrimin e plazheve në gjithë bregdetin e vendit. Në një postim në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, ministrja Kodheli vlerëson punën e bërë për këtë sezon turistik, ndërsa thekson se me ndërhyrjen e FA u bë i mundur edhe rikthimi i sigurisë në turizmin shqiptar.