Tepelenë, makina del nga rruga Plagosen rëndë 3 persona

Postuar në 22 Gusht, 2014 12:03

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në afërsi të kthesës tek fshati Sinanaj. Mjeti fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa Italiane EF 158 ZZ, ka dalë nga rruga duke rënë 30 metra poshtë. Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar rëndë dy persona, Zerdeli Llanaj 30 vjeç, dhe Flamur Harizi, 57 vjeç.
 
Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe shtetasi Ferik Hasanaj, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Tepelenës, jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti drejtohej nga Fredi Llanaj, i cili mësohet se nuk ka pësuar dëmtime.
 
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.