Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, urbani i Kamzës humb kontrollin, përplas 5 automjete.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:07

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet, ku protagonist është bërë autobusi i linjës së Kamzës, i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe për pasojë ka përplasur 5 automjete.
 
Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Durrësit, pranë shkollës së mesme “Qemal Stafa”, ku mësohet se urbanit të linjës së Kamzës, i është kamio, ndërsa ka qenë shoferi i cili për të shmangur këmbësorët ka goditur automjetet.
 
Nga të dhënat e para, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
 

Vendet vakante në Gjykatën e Lartë Nishani dekreton Ngresin e Stavrin.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:05

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Zyra për shtyp e kreut të shtetit njofton se janë dekretuar emrat e  gjyqtarëve Sokol Ngresi dhe Elona Stavri.

Në arsyetimin e tij për gjyqtarin  Sokol Ngresi, presidenti Nishani thekson se është jurist me një eksperiencë rreth 20 vjeçare ndër të cilat ka ushtruar  detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, gjyqtarit të apelit dhe ndihmësit ligjor të anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Skandali, Rama: E keqja s’ka vend mes nesh, PD e ripërtyp.

Postuar në 17 Gusht, 2014 14:01

Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë për skandalin e Sarandës në rrjetin social "Twitter" ku Agron Cane kërkonte favor seksual me një të mitur.

Rama ndërsa shprehet se e keqja s’ka parti dhe s’ka vend mes nesh. Tregon edhe për masat e marra menjëherë pas ngjarjes ndaj Agron Canes.
 
“Policia e arreston Zyra e deputetit distancohet preraz. PS e përjashton. E gjitha brenda ditës!”-shkruan Rama.

Ministria e Jashtme dënon masakrën e ISIS në veri të Irakut.

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:59

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë masakrën me baza fetare të rreth 80 burrave të besimit yazidi dhe rrëmbimin e grave dhe vajzave të të njëjtit besim në fshatin Kochos, në veri të Irakut nga luftëtaret e organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIS), bënë me dije Ministria e Jashtme në faqen zyrtare të saj.
 

Aksi Elbasan-Librazhd, përplaset autovetura me autobusin e linjës.

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:58

Në aksin rrugor kombëtar Elbasan-Librazhd raportohet të jetë përplasur një autoveturë me autobusin e linjës Elbasan-Xibrakë. Gjatë aksidentit ka mbetur e plagosur dhe një grua.

Autovetura e tipit Benz, me targa AA335GC dhe e drejtuar nga shtetasi Dilaver Shehi është përplasur në nënkalimin e Xibrakës me autobuzin e linjës Elbasan-Xibrakë që drejtohej nga Agron Zeneli.

Si pasojë ka mbetur e plagosur Renata Shehi e cila ishte dhe pasagjerë në Benz. E dëmtuara ka pësuar disa fraktura, por nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Durrës, shpëtohen 6 persona pasi u ishte përmbysur motoskafi.

Postuar në 17 Gusht, 2014 13:57

 Gjatë pasdites së sotme në Durrës, policia kufitare është njoftuar se 6 persona kishin mbetur të bllokuar në det pasi mjetit me të cilin ata po lundronin është përmbysur.
 
Shpëtimi është bërë nga ekuipazhi i një prej mjeteve lundruese të stacionit të policisë kufitare Durrës, që vijon patrullimin e vijës bregdetare me qellim ndihmën ndaj pushuesve qe mund të kenë probleme ne det.
 

Vjedhja e Bankës, Didi: Hetimin për thesarin po e bën Prokuroria.

Postuar në 17 Gusht, 2014 03:52

Roli i Policisë së Shtetit në hetimin e çështjes së vjedhjes së 713 milionë lekë nga thesari i Bankës së Shqipërisë, është thjeshtë mbështetëse e prokurorisë. Është vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi i cili ka deklaruar se, policia është veçuar nga kjo çështje për shkak se denoncimi fillimisht është bërë në institucionin e akuzës dhe dosja nuk ka shkuar ndonjëherë në polici.

Durrës kapen tre shtetas kurdë do kalonin kufirin drejt Italisë.

Postuar në 17 Gusht, 2014 03:50

Shërbimet e Policisë Kufitare në Durrës kanë ndaluar, ditën e sotme, tre shtetas të huaj Kurdë, të cilët po tentonin të kalonin matanë Adriatikut, drejt Italisë në formë klandestine.
 
Gjithashtu, po ditën e sotme, Policia Kufitare ka bërë të mundur arrestimin edhe të dy shtetasve të tjerë që po përpiqeshin të udhëtonin drejt vendeve Shengen me dokumenta false. Motivi i këtij akti mësohet të jetë tentative për të marrë Azil në një nga vendet europiane.

Olimpiada Ballkanike e Informatikës Rama: Shqipëria me medalje bronzi.

Postuar në 17 Gusht, 2014 03:48

Kryeministri Rama ka përshëndetur pjesëmarrësit shqiptarë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, kreu i qeverisë uroj protagonistët shqiptarë në këtë olimpiadë për marrjen e medaljes së bronzit.

Në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës konkurrentët shqiptarë fituan medaljen e bronzit.

Shpëtohen nga mbytja dy persona rrezikonin të mbytet nga dallgët.

Postuar në 16 Gusht, 2014 16:04

Dy persona janë shpëtuar pas ndërhyrjes nga ana e policisë kufitare në detin Jon. Rastet e ndryshme ka ndodhur në Vlorë dhe Sarandë, ku përkatësisht janë shpëtuar një vajzë dhe një djalë.
 
Rreth orës 12:20, në plazhin e Zvërnecit  në Vlorë, patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare Triport ka marrë njoftim nga pushues të ndryshëm se një person po mbytej në det.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara