Vendet vakante në Gjykatën e Lartë Nishani dekreton Ngresin e Stavrin.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:05

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Zyra për shtyp e kreut të shtetit njofton se janë dekretuar emrat e  gjyqtarëve Sokol Ngresi dhe Elona Stavri.

Në arsyetimin e tij për gjyqtarin  Sokol Ngresi, presidenti Nishani thekson se është jurist me një eksperiencë rreth 20 vjeçare ndër të cilat ka ushtruar  detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, gjyqtarit të apelit dhe ndihmësit ligjor të anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë për gjyqtaren Elona Stavri kreu i shtetit thotë se vlerësoi përvojën dhe vjetërsinë në profesion e cila është juriste me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.

Tani duhet që dhe deputetët e Kuvendit të miratojnë këto dy emra të propozuar nga presidenti. Kuvendi ka rrëzuar më parë emrin e propozuar nga presidenti, atë të Alaudin Malajt. Në seancën plenare të 22 majit mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit që emëronte Alaudin Malajn në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.