Arkiv-Lajme të përditësuara
Shpresa për gjetjen e parave akuza kërkon bashkëpunim.
Zbulimi i destinacionit të parave të vjedhura nga Thesari i Shtetit dhe zbardhja e plotë të emrave të personave të implikuar në supervjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë është kthyer në sfidë për hetuesit e prokurorisë së Tiranës. Me shpresën se do tërheqë nga ana e saj ndonjërin nga 10 të arrestuarit, prokuroria ka ftuar për bashkëpunim dy ish-punonjësit e Thesarit të Shtetit Bashkim Xhilagën dhe Petrit Ramohitajn.
Krujë, asgjësohen 1038 rrënjë kanabisi,policia heton për kultivuesit.
Policia e qarkut të Durrësit ka zbuluar dhe asgjësuar 1038 rrënjë kanabisi të kultivuara në tre fshatra të ndryshme të rrethit Krujë.
Tiranë, i mori 34.800 euro kosovarit procedohet për mashtrim 44-vjeçari.
Policia e kryeqytetit ka nisur procedim penal ndaj një 44-vjeçari i cili akuzohet se i ka marrë një shtetasi kosovar shumën prej 34.800 euro me anë të mashtrimit.
44-vjeçari dyshohet se në vitin 2013 i ka marrë kosovarit me iniciale S.K shumën e parave duke i premtuar një apartament banimi dhe nuk ia ka kthyer më.
Materialet në ngarkim të tij, ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të Mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.
Fullani flet për vjedhjen: Qëndrimi si Guvernator, tregues përgjegjshmërie.
Guvernatori Ardian Fullani shprehet gjerësisht rreth skandalit të vjedhjes së thesarit në Bankën e Shqipërisë. Ai argumenton se përse nuk dorëhiqet nga ky post.
Fushë-Krujë, asgjësohet mbi 1 ton drogë, e mbjellë në 12 parcela.
Mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Fushë-Krujës. Pas një operacioni të efektivave të policisë të komisariatit të Fushë-krujës në disa fshatra është bërë i mundur zbulimi dhe më pas asgjësimi i 1038 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Operacioni është zhvilluar në fshatrat Shqez, Mafshesh, komuna Cudhi dhe fshatrat Mukje, Burra dhe Vrion komuna Nike. Lënda narkotike ishte mbjellë në 12 parcela dhe kishte një lartsi 60 deri në 250 cm.
Ja 9 vende pune në adiminstrate, qeveria hap konkurset.
Qeveria ka hapur konkurset për vendet vakante në administratën publike. Ministria e Inovacionit, Milena Harrito ka bërë publik njoftimin në rrjetin social Facebook, ndërsa thekson se sipas ligjit të ri këto konkurse janë krejt të ndryshme nga më parë.
Ja vendet vakante për administratën publike :
Berat, pranga 31-vjeçarit për incest e denoncoi e motra për përdhunim.
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 31-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me motrën e tij.
O.D është arrestuar nga blutë e Beratit pas denoncimit që e motra e këtij të fundit me inicialet Zh.D. pati bërë ndaj tij në komisariat për kryerjen e aktit incestit me dhunë.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e 31-vjeçarit, efektivët kanë gjetur edhe dy armë zjarri, kallashnikovë, me 350 fishekë.
Mësohet se 31-vjeçari, ka qënë i dënuar më parë 5 vite burg për lëndë narkotike.
3 të vdekur,5 të plagosur,bilanci i 4 aksidenteve nga veriu në jug.
Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i katër aksidenteve rrugore të regjistruara mëngjesin e sotëm në rrugët e vendit.
Në Kurbin një automjet doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe gjeti vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe u plagos një pasagjer.
Në Gjirokastër një grua u aksidentua për vdekje teksa i preu rrugën një makine.
Në mesditë një makinë me katër shtetas kosovarë është aksidentuar pranë tunelit të Kalimashit në aksin Kalimash-Rrëshen, ku një prej tyre ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Të maskuar si policë, grabisin argjendarinë, terror në Shkodër.
Dy persona të veshur me uniformë policie dhe me skafandra kanë grabitur me armë një argjendari në qytetin e Shkodrës.
Grabitja ndodhi në lagjen Rus, në argjendarinë “Çako” ku grabitësit ende të paidentifikuar arritën të marrin një vlerë të konsiderueshme të mallit dhe janë larguar me motor.
Vranë burrin e njerkës, çifti nga Delvina merren të pandehur.
Bashkëshortët Elefteri dhe Kristo Gjino janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë si autorë të vrasjes së 91-vjeçarit Jani Koka, ky i fundit bashkëshorti i njerkës së të pandehurës Elefteri Gjino.
Vendimi për mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të çiftit Gjino, është marrë nga prokurori i krimeve të rënda Përparim Kulluri,i cili ngriti akuzën e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, kryer në bashkëpunim.