Fushë-Krujë, asgjësohet mbi 1 ton drogë, e mbjellë në 12 parcela.

Mbi 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është asgjësuar nga policia e Fushë-Krujës. Pas një operacioni të efektivave të policisë të komisariatit të Fushë-krujës në disa fshatra është bërë i mundur zbulimi dhe më pas asgjësimi i 1038 rrënjë bimë narkotike e llojit kanabis sativa.
Operacioni është zhvilluar në fshatrat Shqez, Mafshesh, komuna Cudhi dhe fshatrat Mukje, Burra dhe Vrion komuna Nike. Lënda narkotike ishte mbjellë në 12 parcela dhe kishte një lartsi 60 deri në 250 cm.
Sipas ekepertëve të anti-drogës nga një rrënjë kanabis sativa me gjatësi 200 cm mund të përfitohet rreth 1 kilogramë. Sipas policisë së Fushë-Krujës po punohet psr zbulim e autorëve.
Add new comment