Arkiv-Lajme të përditësuara
Vlorë, asgjësohen mbi 2000 rrënjë kanabis, në kërkim autorët.
Policia e Vlorës ka asgjësuar mbi 2000 rrënjë kanabis sativa gjatë 24 orëve të fundit. Në fshatin Drashovicë në vendin e qujtur Përroi i Mucoit u bë i mundur zbulimi dhe asgjesimi i 100 rrënjëve bimë narkotike kannabis sativa, e cila ishte kultivuar në 5 parcela një zone me bimësi të egër, në tokë publike.
Në fshatin Treblove dhe pikërisht në vendin e quajtur "Përroi i Veizajve" dhe "Kodra e tre këmbeve" u bë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 450 rrënjevë bime narkotike me lartësi deri në 2 metra , ndërsa ishte kultivuar në 9 parcela të ndryshme në tokë në pronësi publike.
Doda përplaset me Bashën për zgjedhjen e Mziut në Kamëz.
Rikthehen përplasjet ndërmjet deputetes së PD-së, Mesila Doda dhe kreut të selisë blu, Lulzim Basha. Zhvillimi i zgjedhjeve për kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, e cila është shoqëruar me një udhëzim të veçantë, ka bërë që deputetja Doda ta ironizojë këtë duke theksuar se tanimë duhet të bëhet fushatë për të vendosur Aldo Bumçin në krye të PD-së në Tiranë. Kjo ironi e saj erdhi për shkak se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shkeli udhëzimin e shpërndarë nga ai vetë për zgjedhjen e kreut të PD-së në Kamëz, ku u zgjodh për një mandattjetër Xhelal Mziu.
Nuk tregoi vjedhjen e lekëve Bruzia e Bitraj shokë për kokë.
Fakti që specialistja Mimoza Bruzia nuk ka treguar për vjedhjen e parave nga Thesari i Shtetit nga Ardian Bitraj, ka pasur një arsye shumë të fortë për të heshtur. Jo zyrtarisht, burime pranë prokurorisë së Tiranës shprehen se mes dy të arrestuarve të parë ka pasur një miqësi shumë të ngushtë dhe nisur nga kjo situatë Bruzia ka zgjedhur të heshtë kur ka mësuar lajmin se Ardian Bitraj, vidhte paratë nga arka e Thesarit të Shtetit. Miqësia mes Bruzia dhe Bitraj sipas burimeve jo zyrtare është vërtetuar dhe gjatë këqyrjes së aparateve telefonikë, duke ju zbuluar dhjetëra mesazhe.
Durrës, kapet 50 kg kanabis në dyshemenë e furgonit, drejt Italisë.
Një sasi prej 50 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, ndërsa është vënë në pranga drejtuesi i furgonit ku u gjet droga.
Kanabisi ishte fshehur në dyshemenë e furgonit me targa CF153JE, i cili do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë. Furgoni drejtohej nga Rustem Xhepi nga Librazhdi i cili u arrestua.
Nikolla:I hoqëm Univ.Gjirokastër degët me 0 studentë, s'e mbyllëm.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka zgjedhur të sqarojë opinionin publik, menjëherë pas konferencës së ish-kryeministrit Berisha, që sipas saj hodhi vetëm të pavërteta ndaj sistemit arsimor në vend.
Nikolla hodhi poshtë deklaratën e Berishës se po mbyllet filiali i Universitetit "Eqerem Cabej" në Gjirokastër, duke sqaruar se Universiteti do të vijojë të funksionojë dhe do të mbyllen vetëm disa programe të tij, ku ishin regjistruar më pak se 10 studentë.
Pollo:Regjistrimi i IMEI, uzurpohet pushteti që i njihet Prokurorisë.
Ish-ministri i Inovacioni, Genc Pollo ka reaguar përmes rrjetit social në lidhje me regjistrimin e IMEI duke u shprehur se qeveria po shkel ligjin. Sipas deputetit të PD praktikisht uzurpohet pushteti që Kushtetuta e Kodi i Procedurës penale i njeh Prokurorit të Përgjithshëm e Gjykatës.
Duke u bazuar në nenin 101 pika 2 a,b; pika 3/a 1,2,3.të ligjit për telekomunikacionin që sipas Pollos janë përcaktimi i IMEI-t edhe i të dhenave identitare të tjera të përdoruesit si IMSI, ai thekson se këto të dhëna ruhen për dy vjet nga operatorët e telefonisë telefonike e më pas shkatërrohen.
Asgjësohen 10000 rrënjë kanabis sekustrohet dhe 1 ton e korrur.
Policia e Fushë-Krujës ka asgjësuar 10 000 rrënjë kanabis sativa si dhe ka sekuestruar mbi një ton të korrur.
Pas një supëroperacioni të efektivave të policisë së komisariatit të Fushë-Krujës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durres dhe forcave të FNSH-së u gjetën të mbjella 52 parcela të mbjella në Malesinë e Nikles, 10 000 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjesuan me djegie.
Sot peticion para Parlamentit për shkarkimin e "Don Fullhanit"
Revolta e shoqërisë civile për dorëheqjen ose shkarkimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, do të zhvendoset paraditen e sotme rreth orës 11:00 para Parlamentit.
Ishin vetë protestuesit, të cilët qëndruan dje 6 orë në para zyrave të selisë qendrore të BSH në Tiranë, të cilët njoftuan se protestat do të vijojnë dhe këtë herë para Parlamentit.
Këtë herë, krahas protestës, shoqëria civile do të jetë edhe në pritje të firmave të qytetarëve, pasi pritet që të nënshkruhet një peticion.
Korçë, humb jetën elektriçisti 50 vjeçar, ra në kontakt me korentin.
Një elektricist 50 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Korçë, ndërsa ishte duke punuar. Mësohet se viktima është Besnik Qyraxhi, i cili humbi jetën pasi ra në kontakt me korentin.
Sipas policisë, Qyraxhi, pas kontaktit me korentin, mori plagë të rënda, të cilëve, nuk mundi t’iu shpëtojë dhe për pasojë ndërrojë jetën në spitalin e Maliqit.
Zbulohen dhe asgjësohen 1369 rrënjë kanabis në Vlorë e Tepelenë.
Vijojnë operacionet “Antikanabis” në të gjithë vendin. Kështu policia ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë 1369 rrënjë kanabis sativa të mbjella në Tepelenë dhe Vlorë.
Policia e Vlorës, ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë me anë të djegies, në total 1269 rrënjë kanabis sativa, e cila u gjend e kultivuar në disa komuna të Vlorës.