Arkiv-Lajme të përditësuara

Fier, humbet kontrollin e vdes drejtuesi i motorrit, ishte i dehur

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:39

Një person ka humbur jetën në një aksident, teksa po drejtonte motorrin e tij në gjendje të dehur.

 

Ngjarja ka ndodhur në Sheq Marinas, në komunën Topojë të Fierit, ku Pandeli Narka, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e motorrit duke u rrëzuar, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, ku gjendja e tij e dehur mendohet të jetë shkaku kryesor që bëri që drejtuesi i motorrit të humbiste jetën.

Tiranë, pranga 6 personave kur po ndërtonin një objekt pa leje

Postuar në 03 Gusht, 2014 11:34

Efektivët e Kryeqytetit kanë shoqëruar në polici 6 persona të cilët ishin duke punuar për ndërtimin e një shtese pallati në katin e parë në kryeqytet, por që nuk ishte i pajisur me lejen e nevojshme.

 

Policia pas verifikimit se shtesa po ndërtohej pa leje, ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 2 Të 6 personat që ishin duke punuar.  

 

Duke u nisur nga rasti i sotëm policia u bën thirrje qytetarëve, të mos abuzojnë dhe të mos punojnë në objekte që nuk janë të pajisur me leje ndërtimi apo shtese në mënyrë që të mos përfundojnë në burg.

Grabitja e argjendarisë, gjendet i vdekur në kufi një nga autorët

Postuar në 03 Gusht, 2014 11:34

Vetëm pak ditë pas grabitjes së bujshme në një argjendari në Dibër të Madhe (Maqedoni) është identifikuar nga Policia Maqedonase një nga pjesmarrësit në grabitje. Personi në fjalë është edhe viktima e vetme që mbeti nga konfrontimi me armë zjarri mes grabitësve dhe pronarëve të argjendarisë.

 

Fluks turistësh drejt Shëngjinit  varg automjetesh deri në 5 km

Postuar në 03 Gusht, 2014 10:10

Trafiku në rrugët që pëshkojnë qarkun e Lezhës kanë qenë mjaft të rënduara këtë fundjavë, për shkak të dyndjes së pushuesve drejt bregdetit. Supërstrada Milot-Lezhë, rruga e "Kombit", kryqëzimi i Shëngjinit dhe Talës kanë qenë dhe nyjet më problematike ku vargu i automjetëve ka arritur në mbi 5 km. Lëvizja e mjeteve në rrugët e Lezhës gjatë gjithë muajit gusht do të jetë një makth i vërtetë. Ndonëse Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë disklokuar përgjatë gjithë supërstradës për t’i paraprirë fluksit të lartë të mjeteve, trafiku duket i pashmangshëm.

 

Plagoset rëndë punëtori i HEC-it rrëzohet në greminë me kamion

Postuar në 03 Gusht, 2014 06:02

Një 47-vjeçar është plagosur rëndë pasi kamioni të cilin ai drejtonte është rrëzuar në një greminë.

 

Sabah Toska mësohet se po dërgonte materiale në Hidrocentralin e Gjegjanit që po është në ndërtim.

 

47-vjeçari nga Qereti i Pukës është punëtor në HEC-in e Gjegjanit, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë punës në HEC, pikërisht ndërsa ka qenë duke transportuar materiale.

 

I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Vlorë, asgjësohen 438 bimë narkotike kanabis, në dy fshatra

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:54

438 bimë narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Në vazhdim të planit operacional “Antikanbis” efektivat e komisariatit të policisë së Vlorës kanë zbuluar në  dy fshatra të ndryshëm, Velçë dhe Mavrove, pikërisht në vendet e quajtura "Shkalle" dhe "Astane" 438 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

 

Lënda me lartësi deri 1.9 metra ishte kultivuar në tokë publike. Pasi u bë dokumentimi ligjor lënda narkotike u asgjësua me djegie. Ndërkohë policia e Vlorës po punon për identifikimin e autoreve.

 

Gjirokastër, kapet furgoni me 500 kg mariuanë, doli nga Lazarati

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:53

500 kilogramë lëndë narkotike mariuanë ka dalë nga Lazarati, ndërsa është bllokuar nga policia e Gjirokastrës.  Në një operacion të zhvilluar gjatë orëve të natës specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë bllokuar një automjetit tip furgón me targa fallco, AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili sa ka parë se e ndiqte policía ,braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

 

Shkodër, asgjësohen 1200 rrënjë kanabis, procedim për kryeplakun

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:53

1200 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa  janë sekuestruar nga policia e Shkodrës. Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Sherri, 47 vjeç, banues në Kuzhnen, Pukë, me detyrë Kryeplak i Fshatit Kuzhnen.

 

Sipas policisë procedimi ndaj 47 vjeçarit ka nisur ai kishte djeni për lëndën narkotike, por nuk kishte njoftuar autoritetet.  

 

Thesari, zbulohet firma e kunatit të Bitrajt me kapital 335 mln lekë

Postuar në 03 Gusht, 2014 03:51

Hetimet e njësisë hetimore Task-Forcë për të identifikuar pasuritë e personave të arrestuar për supervjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe familjarëve të tyre, kanë zbuluar një kompani tregtare me një kapital prej 335 milion lekë të vjetra. Burimet e prokurorisë së kryeqytetit pohojnë se në vazhdën e hetimit pasuror, kanë marrë një përgjigje nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të biznesit, se Kujtim Bejtaj kunati i Ardian Bitraj, njëherësh dhe babai i të arrestuarit Klevis Bejtaj, ka në pronësi kompaninë “Eurostar”.

Tiranë, dyshohet se rrëmbeu me forcë një femër, shpallet në kërkim

Postuar në 02 Gusht, 2014 18:46

 Shpallet në kërkim nga policia një automjet tip ‘Volskwagen Golf’ i kuq, me targa TR 3967 R. Sipas burimeve dyshohet se pronari i mjetit ka marrë forcërisht një femër në makinë dhe është larguar në drejtim të paditur.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30  të së shtunës. Sipas punonjësve të policisë, bëhet fjalë për një konflikt në çift. Automjeti është parë për herë të fundit ne zonën e shkollës se bashkuar.

 

Uniformat blu të kryeqytetit po vijojnë kërkimet dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara