Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, sekuestrohen 130 kg marijuanë arrestohen tre korrierët shqiptarë.
Policia italiane ka sekuestruar 130 kg kanabis duke vënë në pranga edhe 3 korrierët me shtetësi shqiptare në aksin rrugor që lidh Romën me Napolin në autostradën A1.
Shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur udhëtonin me dy mjete të ndryshme ishin nisur nga Campania dhe ishin drejtuar për në Umbria e Ciociaria.
Operacioni antidrogë është koordinuar nga efektivët e Frosinones, e cila ka sekuestruar edhe 2 automjetet që sekuestrohej droga.
Itali, shqiptari s'i ndalon policisë ndiqet...i kapen 53 kg marijuanë.
Një italian dhe një shqiptar kanë rtënë në pranga të policisë italiane, pasi në automjetin e tyre janë gjetur 53 kilogramë marijuanë.
Operacioni u zhvillua në Lecce dhe në pranga të policisë italiane ka rënë 53-vjeçari me iniciale Q.B shqiptar po udhëtonte herët në mëngjes sëbashku me shtetasin italian me iniciale C.F 33 vjeç më një mjet Ford Fiesta.
Kavaje, hyjne per te shpetuar femijet, mbyten te dy prinderit.
Nje cift bashkeshortesh jane mbytur ne plazhin e Qerretit ne Kavaje, ndersa kane hyre ne det per te shpetuar femijet e tyre.
Berisha:Dallimi mes vjedhjes së arit në Krrabë me vjedhjen e thesarit.
Ish-Kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook” ka krahasuar vjedhjene thesarit të BSH-së me atë të vjedhjes së floririt në Krrabë në vitin 2000 duke theksuar se ngjashmëria e qëndron në faktin se në të dy rastet është vjedhur në kasafortën më të sigurtë të shtetit, por kanë një dallim të madh.
Reagimi i Berishës ka ardhur si replikë e komentuesve të tij në rrjetin social Facebook të cilët kërkojnë një reagim ndaj PD-së për vjedhjen e thesarit, por edhe ndaj atyre që krahasojnë dy vjedhjet.
KLSH kallëzon 7 ish-zyrtarë të ZRPP, tjetërsuan 50 mijë m2 tokë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori për 7 ish-zyrtatë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Përmes një auditimi të bërë nga KLSH përgjatë periudhës janar 2013 deri më 30 shtator 2013, është zbuluar se këta 7 ish-zyrtarë kishin tjetërsuar 50 mijë m2 tokë, duke e regjistruar atë në emër të personave privatë, në mënyrë të paligjshme.
Çertifikoi ikonat e vjedhura të Thimos nën akuzë specialistja.
Meliha Ramaliu, certifikuesja e ikonave të vjedhura të koleksionistit Gjergji Thimo, është dërguar me statusin e të pandehurës në gjykatën e Tiranës, pasi prokuroria e kryeqytetit e gjeti fajtore në tri raste të certifikimit të gabuar të ikonave.
Për këtë shtetase prokuroria pak kohë më parë kërkoi pezullimin nga detyrë kërkesë e cila u miratua nga gjykata. Që prej kësaj kohe, kanë mjaftuar tre muaj hetime, që prokuroria të konstatojë se abuzimi është kryer nga shtetësia Meliha Ramaliu specialist pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Bllokohen mjete të tonazhit të rëndë merrnin zhavorr në Vjosë dhe Drino.
Policia e Gjirokastrës ka bllokuar paraditen e sotme, 3 mjete të tonazhit të lartë, të cilat po merrnin zhavorr në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, mjetet e tonazhit të rëndë të bllokuara, shfrytëzonin basenin e lumit Vjosë e Drino. Gjithashtu mësohet se mjetet i përkisnin firmës së ndërtimit “Aliko sh.p.k”, administrator i së cilës është Drini Aliko nga Lazarati, i afërm i kryekomunarit Dasho Aliko.
Efektivët blu, theksojnë, se po vijon puna për verifikimin e aktivitetit të kompanisë së ndërtimit “Aliko sh.p.k.”
"Le Monde": Shqiptarët marrin azil,falë problemeve shëndetësore.
Numër i lartë i emigrantëve, duke përfshirë edhe shqiptarët, po e përdorin një nga rrugët për marrjen e azilit në Francë, duke u paraqitur me probleme të rënda shëndetësore në spitalet e këtij shteti.
“Refugjatët mjekësorë” janë kthyer në një çështje të ndjeshme në Lion, pasi ka një rritje të lartë të kërkesave për azil të emigrantëve që paraqesin probleme shëndetësore të rënda, duke përfituar nga legjislacioni francez për azilkërkuesit.
Vjedhja e Thesarit, sot masa e sigurisë ish-drejtorit Çollaku.
Gjykata e Tiranës do të japë sot masën e sigurisë për ish-drjetorin e Emisionit të Parasë në Thesarin e Shtetit, Dorian Çollaku, i akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.
Sarandë, shpëtohen 5 të rinj, rrezikoheshin të mbyteshin
5 të rinj të cilët ishin me pushime në jug të Shqipërisë janë shpëtuar nga policia pasi rrezikonin të mbyteshin. Ata kishin zgjedhur të vizitonin plazhet e Sarandës me një skaf të vogël ndërsa si pasojë e motit të keq, dallgët e kanë shtyrë mjetin lundrues drejt shkëmbinjve në gjirin e Manastirit.
Pas përplasjes skafi është mbushur me ujë, duke rrezikuar jetën e 5 të rinjve, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë kufitare është shmangur një tragjedi e mundshme dhe turistët janë nxjerrë shëndoshë e mirë në tokë.