Sarandë, shpëtohen 5 të rinj, rrezikoheshin të mbyteshin

5 të rinj të cilët ishin me pushime në jug të Shqipërisë janë shpëtuar nga policia pasi rrezikonin të mbyteshin. Ata kishin zgjedhur të vizitonin plazhet e Sarandës me një skaf të vogël ndërsa si pasojë e motit të keq, dallgët e kanë shtyrë mjetin lundrues drejt shkëmbinjve në gjirin e Manastirit.
Pas përplasjes skafi është mbushur me ujë, duke rrezikuar jetën e 5 të rinjve, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë kufitare është shmangur një tragjedi e mundshme dhe turistët janë nxjerrë shëndoshë e mirë në tokë.
Sipas policisë janë shpëtuar Dorian Boja 35 vjeç, Erion Boja 23 vjeç, Gensol Tafa 30 vjeç, Ervina Katina 24 vjeç dhe Mariza Hoxha 24 vjeç. Ata janë transportuar të gjithë drejt Sarandës ndërsa janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Add new comment