Arkiv-Lajme të përditësuara

Berat, burri i hedh gruas fotoksinë në verë, e vret me mjete të forta

Postuar në 05 Gusht, 2014 05:58

Një vrasje në familje është shënuar në qytetin e Beratit në Urën Vajgurore. Burri ka vrarë me mjete të forta gruan, për motive të cilat sipas hetimeve paraprake lidhen me xhelozinë.

 

42-vjeçarja Mimoza Zeqo ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditjet nga i shoqi, Tomorr Zeqo. Por duket se autori nuk është mjaftuar me kaq, pas goditjeve i ka dhënë të pijë me forcë një gotë verë të cilës i kishte hedhur fotoksinë. Ngjarka makabre është shënuar mbrëmë në qytetin e Beratit ndërsa edhe autopsia ka nxjerrë prezencën e fotoksinës në trupin e të ndjerës.

 

Mori 2 mln euro me mashtrim  të TVSH, ndalohet biznesmeni

Postuar në 05 Gusht, 2014 02:34

Vihet në pranga Arjan Beraj, i cili që në datën 14 korrik ishte shpallur në kërkim pasi kishte ngritur një skemë mashtruese të TVSH-së, duke përfituar në shumë prej 2 milionë eurosh.

 

Korçë, zbulohen 150 rrënjë opium  Vihet në pranga Dallëndyshe Spaho

Postuar në 05 Gusht, 2014 02:34

 150 rrënjë opium janë zbuluar nga policia e Korçës, një fshatin Baban, Devoll. Pas kontrollit të efektivave të policisë, bima narkotike u gjet në banesën e Dallëndyshe Spaho.

 

Opiumi ishte mbjellë në kopshtin e banesës së saj. Ndërkohë bima narkotike u sekuestrua nga policia, ndërsa prangat iu vunë edhe Dallëndyshe Spahos.

 

Por çfarë është opiumi?

 

Pasuria e familjes, Fullani  me 7 banesa dhe 3800 m2 truall

Postuar në 05 Gusht, 2014 02:33

Deklarata e zyrtare e pasurisë së familjes Fullani, e bërë publike në deklarimin pranë ILDKP-së kap një shifër prej 24.213.325 lekësh në depozitë bankare si dhe 6.203 euro. Ndërkohë që kësaj shume i shtohen dhe 7 apartamente banimi, një truall prej 3800 m2 mbi të cilin është dhënë për ndërtim për 35 për qind të pallatit si dhe disa miliona lekë borxh që ende nuk janë kthyer plotësisht. Ndërkohë që në nisjen e pasurisë së tyre, çifti Fullani deklaron plot 33.5 milionë lekë. Nga të cilat 30 milionë I ka dhënë hua tek e motra e cila ka nisur të shlyej me këste.

Shpallet në kërkim 23 vjeçari nga Puka, dhunoi seksualisht një të mitur

Postuar në 04 Gusht, 2014 07:32

Është shpallur në kërkim ditën e djeshme nga policia e Shkodrës një 23 vjeçar nga Puka. Akuza e ngritur ndaj tij është dhunimi seksual ndaj një të miture.

 

Ndaj 23-vjeçarit me iniciale K. G, me banim në Pukë është ngritur një procedim penal dhe është aktualisht në kërkim pasi ka detyruar me dhune të kryejë mardhënie seksuale me të, një minorene.

 

Ndërkohë që Policia e Shkodrës deklaron se është duke punuar intensivisht për kapjen e tij, materialet e procedimit penal ndaj shtetasit në fjalë i kanë shkuar Prokurorisë së Shkodrrës.

“U pushtuam nga djalli”, familja shqiptare përfundon në psikiatri

Postuar në 04 Gusht, 2014 07:32

Një familje shqiptare (dy prindërit dhe tre fëmijët) po trajtohen që nga dita e djeshme në repartet e psikiatrisë në spitale të ndryshme të Toskanës. Arsyeja është gjëndja e rëndë psikoligjike e të gjithë pjestarëve të familjes që besojnë se banesa e tyre në Prato është e pushtuar nga djalli. Gjithashtu dy nga tre fëmijët e çiftit kanë pësuar djegie në krahë, gjithmonë sipas tyre, të detyuruar nga djalli.

 

Historia shokuese që përfshin dhe akte si ekzorcizmi

Pogradec, kamioni përplas për vdekje 50-vjeçarin

Postuar në 04 Gusht, 2014 05:03

Një kalimtar është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të hënë pasi është përplasur nga një kamion. Aksidenti ndodhi në lagjen numër 3 të qytetit të Progradecit, rreth orës 08:00 të mëngjesit.

 

Mësohet se Kristaq Ylli, rreth 50 vjeç banues në Devoll, ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një kamion me targa VL 2460 C

 

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit Paulin Gjona, 57 vjeç dhe e shoqëroi në Komisariatin e Pogradecit për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Durrës, makina aksidenton për vdekje këmbësorin 25 vjeçar

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:41

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Viktima mësohet se është Luan Ndoi 25 vjeç, i cili u përplas nga një automjet tip “Opel” me targa DR 1186 F.

 

Pavarësisht transportimit të tij në spitalin e Durrësit, 25 vjeçari nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë. Forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit, Sali Tabaku 19 vjeç.

 

Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. 

Vlorë, ndalohen 24 klandestinë arrestohen 3 trafikantët shqiptarë

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:40

Efektivët e Sektorit Kundër Trafiqeve te Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë ndaluar 24 klandestinë ilegalë që vinin nga Eritrea, Siria dhe Sudani të cilët po transportoheshin me automjetin tip furgon “Iveco” me targa AA 187 HI.

 

Gjithashtu policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë edhe 3 personat të cilët kishin organizuar edhe trafikimin e klandestinëve.

 

Sherr me armë mes krushqve për 1 kopliment, plagoset 22 vjeçarja

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:40

Një sherr në një dasmë është përshkallëzuar, ku janë përdorur grushte, karrige dhe armë zjarri, duke sjellë për pasojë edhe plagosjen e dy personave.

 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan, ku mësohet se krushqit janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një komplimenti që i është bërë shoqërueses së nuses, duke sjellë edhe konfrontimin fizik mes tyre, dhe në fund edhe përdorimin e armëve. Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë me dy plumba 22 vjeçarja Blerina Nela e cila është dërguar në spitalin e Traumës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara