Vlorë, ndalohen 24 klandestinë arrestohen 3 trafikantët shqiptarë

Postuar në 03 Gusht, 2014 14:40

Efektivët e Sektorit Kundër Trafiqeve te Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Vlorës kanë ndaluar 24 klandestinë ilegalë që vinin nga Eritrea, Siria dhe Sudani të cilët po transportoheshin me automjetin tip furgon “Iveco” me targa AA 187 HI.

 

Gjithashtu policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë edhe 3 personat të cilët kishin organizuar edhe trafikimin e klandestinëve.

 

Sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar pas një hetimi 1 mujor ditën e sotme në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:00 është finalizuar operacioni i koduar “tranzit”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur që të kapen 24 klandestinë me shtetësi të ndryshme, të cilët kanë pasur si destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet e tjera të BE.

 

Tre shqiptarët e arrestuar të cilët dyshohen se janë edhe pjesë e rrjetit të trafikut të klandestinëve janë Gramos Kamberaj, 21 vjeç, Elis Ruka,21 vjeç dhe Arben Paraj,33 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Vlorës.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se te personat e mësipërm në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë marre 24 klandestinët kundrejt shumave të konsiderueshme me qellim trafikimin e tyre nga Gjirokastra për në Shkodër në kufi me Malin e Zi, ku ishte dhe destinacioni i tyre.

 

Bëhet e ditur se materialet hetimore i për tre të rinjtë shqiptarë i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale "Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm te kufirit" e kryer ne bashkëpunim.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.