Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkodër, plagoset me armë 40-vjeçari. Dyshohet se iu bë atentat me snajper.
Një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në zonën e kalasë.
Mësohet se i personi që ka mbetur i plagosur është Sadetin Lohja, 40 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ndonjë atentat të mundshëm, pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri “snajper”.
vijon...
Në kërkim të parave, 70 vetë Hetohen me ligjin “Antimafia”
Vjedhja e Thesarit të Shtetit ka përfshirë në hetime paralele dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila prej disa ditësh ka regjistruar kallëzim penal për hetim pasuror, duke nisur kështu hetimet për rreth 70 persona. Burime pranë kësaj prokurorie thanë se hetimi pasuror për 10 të arrestuarit e njësisë Task-Forcë dhe familjarëve e rrethit të ngushtë shoqëror të tyre, ka nisur në bazë të ligjit “Antimafia”, i cili parashikon verifikime në disa breza.
Aksidentohen 3 vajza me makinë Vdes njëra, plagosen dy motrat.
Tre vajza janë aksidentuar ndërsa udhëtonin me makinë në autostradën Vlorë-Fier, ku për pasojë ka gjetur vdekjen njëra prej tyre dhe kanë mbetur të plagosura dy të tjerat.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:35 në afërsi të vendit të quajtur Kripa, kur automjeti tip Lancia me targa AA 826 EO, me të cilin udhëtonin tre të rejat, ka dalë nga rruga. Dyshohet se fillimisht, makina të jetë përplasur me bordurat anësore tek nënkalimi i Panajasë.
Përplasja ka rezultuar fatale për njërën prej vajzave, Alma Mjaltaj, e cila ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Vlorë, zbulohen dhe digjen mbi 1800 rrënjë kanabis në 24 h.
Mbi 1800 rrënjë bimë narkotike kanabis janë asgjesuar nga Policia e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit. Në të gjitha rastet lënda narkotike ishte kultivuar në tokë publike.
Elbasan, nëna vret me thikë djalin 4-vjeçar, tenton vetëvrasje.
Krimi në familje duket se i kalon përmasat e tragjikes, kur dora e nënës drejtohet nga vetë fëmija i saj. E kështu ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së Dielës në fshatin Godolesh të Elbasanit, kur nëna 26-vjeçare ka qëlluar me thikë djalin e saj vetëm 4 vjeç, duke e lënë të vdekur nga plagët e marra.
Në një moment reflektimi, ka qenë shumë e vështirë për Nexhmie Dushkun të gjendet para fëmijës së vrarë, e në këto kushte të rënda psikolgjike ka tentuar të vetëvritet duke qëlluar veten me thikë, por ka mbetur e plagosur.
'Sherr' PS-PD në rrjetet sociale Rama: Delirojnë nga plaku te i riu.
Megjithëse është verë dhe liderët politikë Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë nisur zyrtarisht pushimet, sërish ata nuk ngurrojnë të shkëmbejnë replika mes tyre.
Këtë herë, replikat janë zhvendosur në rrjetet sociale, ku në qendër ishte reforma në arsimin e lartë e ndërmarrë nga qeveria, që ka të bëjë me mbylljen e 25 universiteteve private e shtetërore.
Banorët protestë kundër ndotjes së uzinës: Do ta djegim me benzinë!
Banorët e fshatit Plug në Lushnje janë ngritur në protestë ditën e sotme, kundër një uzine e cila sipas tyre shkakton ndotje të ambientit.
Mësohet se banorët kanë nisur protestën e tyre mesditën e sotme, dhe janë vendosur para hyrjes së uzinës. Sipas banorëve, impianti i uzinës, shkakton ndotje të amibentit përreth dhe kjo është edhe arsyeja e protestës së tyre.
Shpëtohet 5 vjeçari në rrezik mbytje dërgohet me helikopter në Tiranë.
Një fëmijë 5 vjeç ka rrezikuar të mbytet në një nga plazhet private të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.1 në Sarandë, ku fëmija me iniciale BB ndodhej në plazh i shoqëruar nga daja i tij. Si pasojë e ngjarjes, fëmija është në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës.
Pas shpëtimit të tij, të miturit i është dhënë ndihma e parë, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Për këtë, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Zvicër, pranga 27-vjeçarit shqiptar u kap me 11 kg heroinë në valixhe.
Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë zviceriane pasi është kapur me 11 kilogramë heroinë.
Sipas policisë shqiptarit, i cili po udhëtonte me një automjet mallrash, i janë gjetur 11 kg heroinë në një valixhe.
27-vjeçarit shqiptar gjithashtu i janë gjetur edhe 3000 franga.
Ndërkohë policia zvicerane po punon për të identifikuar nëse persona të tjerë janë përfshirë në këtë trafik të lëndës narkotike, si dhe për të zbuluar pritësit e drogës.
Skafi në flakë pas shkëndijës elektrike, plagoset lehtë pronari.
Një skaf i fuqisë së lartë dhe lukzos, ishte gati për t’u nisur në një guidë turistike në Gjirin e Vlorës kur ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Pronari i sofati, 45-vjeçari Shemsi Zemani, i cili ishte në bord, ka marrë plagë të lehta djegieje në në duar dhe këmbë.
Skafi ndodhej në portin e jahteve në Orikum të Vlorës, ndërsa mësohet se i lënduari është edhe pronar i një mobilierie në Vlorë.