Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, makina përplas fëmijën 10 vjeçar, jashtë rrezikut për jetën
Një fëmijë 10 vjeç është aksidentuar mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të autostradës, Tiranë-Durrës. Në momentin e aksidentin, 10 vjeçari ishte duke kaluar njërën anë të rrugës ku është aksidentuar nga drejtuesi i mjetit tip Benz me targë TR 55 36 U.
Fëmija u dërguar me urgjencë drejt spitalit e Traumës dhe sipas mjekëve ndodhet jasht rrezikut për jetën. Polica ka shoqëruar në komisariatin drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Delvinë, rrëzohet nga parashuta 32 vjeçari shqiptar, plagoset rëndë
Një pushues ka mbetur i plagosur rëndë në, pasi ka rënë nga parashuta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në fshatin Karahaxh ku Elton Thanasi, 32-vjeç nga, , ka rënë nga parashuta, teksa po fluturonte bashkë me shokë të tjerë.
Për pasojë ai ka pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit duke mbetur i plagosur rëndë. Ai fillimisht u dërgua në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërsa më pas është dërguar në Janinë për një mjekim më të specializuar. Ende janë të paqarta rrethanat dhe arsyet e incidentit që solli plagosjen e pushuesit.
Ndërron jetë 15-vjeçari, u soll me helikopter në Tiranë pas aksidentit
Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, teksa ishte përplasur më herët nga një mjet në fshatin Zenisht të Matit.
Shkodër, grabitet polici, i marrin armën e shërbimit dhe portofolin.
Një efektiv policie është grabitur në Vaun e Dejës nga persona ende te paidentifikuar. Rrustem Gëlqerja ka qene duke u kthyer në banesën e tij në këmbë, kur pranë qytetit të Vaun e Dejës i kanë dalë përpara 2 persona të maskuar.
Ato i kanë kërkuar portofolin si dhe i kanë marrë armën e shërbimit, tip pistoletë, personat e maskuar kanë qenë të armatosur.
Sipas policisë së Shkodrës, Rrustem Gëlqerja është efektiv i komisariatit të këtij qyteti, ndërsa shërbente pranë stacionit të trenit.
Rama zhgënjim nga shërbimet në pikat tursitike: Larg asaj që duhet.
Kryeministri Edi Rama është shprehur i zhgenjyër nga shërbimet që ofrohen në pikat tursitike të vendit.
Ndërsa vet nga marrë pushimet dhe po shijon detin dhe rrezet e diellit në qytetin e Vlorës, kryeministrit Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se është rritur numri i tursitëve por jemi ende larg numrit që mund të arrimë.
“Rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj këtë vit, po jemi ende larg numrit që mund të arrimë dhe mundësive e shërbimeve që duhet të ofrojmë”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social Facebbok.
Burg të riut që vodhi argjendarinë Babai:I pafajshëm, e dorëzova unë.
Arrest me burg ka dhënë Gjykata e krimeve të Rënda, ndaj 23-vjeçarit të dyshuar për grabitjen e argjendarisë 4 ditë më parë në Tiranë.
Çdo vit i njëjti problem, emigrantët radhë në pikat kufitare me Greqinë.
Si çdo sezon pushimesh, kur emigrantët kthehen për në vendlindje dhe doganierët grek sjellin probleme në pikat kufitare. Në dy pikat kufitare, që lidhin vendin tonë me Greqinë, në atë të Kapshticës dhe të Kakavijës ka pasur radhë të gjata emigrantësh që duan të futen në Shqipëri.
Në Kakavijë radha ka arritur deri në 1.5 kilometër pasi pala greke punon me 1 sportel. Edhe në Kapshticë është krijuar radhë, pasi pala greke punon me 2 sportele.
Shkodër, snajper nga Kalaja në banesë, plagosen 2, njëri objektiv.
Plumbat e snajperit të qëlluar nga Kalaja e Rozafës kanë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në oborrin e një banese pranë zonës së Kalasë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së Dielës, ndërsa të plagosur mbetën 40-vjeçari Sadetin Lohja dhe 50-vjeçari Xhabir Shega.
40-vjeçari, i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës, ndërsa 50-vjeçari Xhabir Shega, i cili mori plagë në krah, nuk iu drejtua spitalit, por mori mjekim në banesën e tij.
Vrasje në Bajram Curr, qëllohen babë e bir, vdes djali 20-vjeçar.
Vrasje në mes të qytetit të Bajram Currit. Vritet me armë 20-vjeçari, plagoset rëndë babai i tij.
Një grindje e çastit në pazarin në Bajram Curr, ka degraduar në përdorimin e armës, ku për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Blerim Metaliaj, ndërsa edhe babai i tij, Rexhep Metaliaj u qellua me arme, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori është larguar pas krimit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së të riut, në mes të qytetit dhe në mes të ditës, si dhe të plagosjes së babait të tij.
Vlorë, vritet me armë 26 vjeçari dyshohet nga 1 debat me autorin.
Një person ka mbetur i vdekur ditën e sotme, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në zonën e quajtur ish-shkolla e naftës në Vlorë, ku mësohet se viktima është Endri Yzeiri, 26 vjeç.
Mësohet se Yzeiri është qëlluar me armë zjarri, nga një person ende i paidentifikuar. Fillimisht 26 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por si pasojë e plagëve të marra, nuk ka arritur të mbijetojë. Ai ka marrë një 1 plumb në aortë, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.