Shkodër, snajper nga Kalaja në banesë, plagosen 2, njëri objektiv.

Plumbat e snajperit të qëlluar nga Kalaja e Rozafës kanë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në oborrin e një banese pranë zonës së Kalasë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së Dielës, ndërsa të plagosur mbetën 40-vjeçari Sadetin Lohja dhe 50-vjeçari Xhabir Shega.
40-vjeçari, i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës, ndërsa 50-vjeçari Xhabir Shega, i cili mori plagë në krah, nuk iu drejtua spitalit, por mori mjekim në banesën e tij.
Policia dyshon se objektiv i këtij atentati të ketë qenë Xhabir Shega, i cili arriti t’i shpëtoj plumbave.
Add new comment