Arkiv-Lajme të përditësuara
Fushë-Krujë, vdes në aksident 19-vjeçari, plagoset pasagjeri.
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor të superstradës Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Patokut.
19 vjeçari Anton Lleshi, banues në Laç të rrethit Kurbin, humbi jetën si rezultat i daljes se makines nga rruga. Në momentin e aksidentit, 19 vjeçari ka qenë duke drejtuar një autoveturë tip Pezho, me targë LA 2781A, ku pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një shtyllë.
U aksidentua në Gjirokastër ndërron jetë sapo mbërriti në Tiranë.
- Një 40-vjeçare e aksidentuar në Gjirokastër ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në aksin Kakavijë- Gjirokastër në vendin e quajtur Sofratik mjeti tip “OPEL” me targa greke YNP ka përplasur këmbësoren me iniciale M.B, 40 vjeçe nga Libohova.
Sipas policisë 40-vjeçarja ka tentuar të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin duke i ndërprerë rrugën automjetit të drejtuar nga Grigor Magllara, 51 vjeç nga Vrisera Gjirokastër.
Shëngjin, mbytet 8 vjeçarja nga Kosova, u largua nga prindërit.
Një fëmijë 8 vjeç është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku 8 vjeçarja Gabriela Çeta nga Kosova, është shpëkutur për një moment dhe është futur në det, çka ka rezultuar fatale për të.
Sapo e kanë pikasur, pushues dhe të afërmit e saj nuk kanë arritur ta shpëtojnë pavarësisht përpjekjes së tyre. Edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ajo sërish nuk ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar e pajetë në spital.
Vlorë, kapen 38 klandestinë afrikanë, kontroll dhe për Ebolan.
Tridhjetë e tetë klandestinë afrikanë të ardhur nga Eritrea dhe Siria janë ndaluar në Vlorë. Pas ndalimit, pesë prej tyre u janë ushtruar edhe kontrollle mjekësore, pasi kanë shfaqur simptoma, si diarre dhe dehidratim, duke i bërë specialistët të dyshojnë edhe për virusin Ebola.
Kodheli Medaljen e Mirënjohjes atasheut ushtarak italian në Tiranë.
Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka dekoruar atasheun ushtarak italian në Tiranë Gjeneral brigade Vitto Dell’ Ederi, gjatë një ceremonie të organizuar sot paradite në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ushtaraku italian Vitto Dell’ Ederi, ka përfundoi misionin e tij në këtë detyrë.
Ministrja Kodheli i ka dorëzuar ushtarakut të lartë italian Medaljen e Mirënjohjes me motivacionin për kontributin e dhënë në punën si atashe ushtarak në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve.
Durrës, 9000 € bizhuteri e telefona tre vjedhje banesash në një natë.
Në orë të ndryshme të mbrëmjes së kaluar u janë drejtuar Policisë së Durrësit tre qytetarë të ndryshëm për të kallëzuar grabitjet e banesave të tyre nga persona ende të pa identifikuar. Shtetasja A.M., 37 vjeçe, banuese në Durrës, ka qenë e para që ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur banesën duke i marrë një sasi parash prej 5000 eurosh dhe disa bizhuteri. Në orët në vazhdim ata që i’u drejtuan Policisë së Durrësit ishin dy turistë nga Kosova.
Korçë, arrestohet 25-vjeçari, mbante armë pa leje.
Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Korçë, ditën e sotme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit, Klajdi Ago, 25 vjeç, banues ne Libonik, Korçë, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Policia e qytetit juglindorë njofton se arrestimi u bë pas një kontrolli të ushtruar në banesën e Agos, ku gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, së bashku me 13 (trembëdhjetë) fishekë model 56. Po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do ti referohen Prokurorisë Korçë.
Elbasan, 2 vatra zjarri, digjet një mjet dhe një banesë.
Dy vatra zjarri në qytetin e Elbasanit, kanë shkaktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, djegien e një mjeti si edhe të një banese.
Burime nga efektiva të Repartit të Zjarrëfikëses bëjnë të ditur se “ zjarri i parë është konstatuar në lagjen “ Luigj Gurakuqi”, ku një mjet tip Golf 4 me targë CE 095 YX në pronësi të shtetasit F.M, është djegur tërësisht.
Gramsh, arrestohen pesë punonjës të kompanisë CEZ, shpërdoruan detyrën.
Gjashtë persona, pesë prej të cilëve me detyrë pranë kompanisë CEZ, janë arrestuar nga ana e Sektorit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Tepelenë, dhunonte prindërit, arrestohet Artur Haxhiaj.
Policia e Tepelenës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin Artur Haxhiaj, pasi akuzohet se ka ushtruar sistematikisht dhunë mbi prindërit e tij, duke shkaktuar së fundmi edhe plagosjen e tyre.
Sipas burimeve policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër mësohet se uniformat blu të Tepelenës kanë intensifikuar punën për parandalimin e dhunës në familje dhe si rrjedhojë në orët e para të mëngjesit të së martës është arrestuar në flagrancë shtetasi Haxhiaj, i datëlindjes 1981, banues në Memaliaj.