U aksidentua në Gjirokastër ndërron jetë sapo mbërriti në Tiranë.

- Një 40-vjeçare e aksidentuar në Gjirokastër ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në aksin Kakavijë- Gjirokastër në vendin e quajtur Sofratik mjeti tip “OPEL” me targa greke YNP ka përplasur këmbësoren me iniciale M.B, 40 vjeçe nga Libohova.
Sipas policisë 40-vjeçarja ka tentuar të kalojë rrugën nga njëri krah në tjetrin duke i ndërprerë rrugën automjetit të drejtuar nga Grigor Magllara, 51 vjeç nga Vrisera Gjirokastër.
Mësohet se 40-vjeçarja me inicialet M.B, është transportuar fillimisht në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Drejtuesi i automjetit ka qëndruar në vendngjarje dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Policia rrugore dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje.
Sipas policisë nga veprimet e para hetimore rezulton se shkaku paraprak i aksidentit është ndërprerja e rrugës nga viktima dhe shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesi i automjetit.
Add new comment