Tepelenë, dhunonte prindërit, arrestohet Artur Haxhiaj.

Policia e Tepelenës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm shtetasin Artur Haxhiaj, pasi akuzohet se ka ushtruar sistematikisht dhunë mbi prindërit e tij, duke shkaktuar së fundmi edhe plagosjen e tyre.
Sipas burimeve policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër mësohet se uniformat blu të Tepelenës kanë intensifikuar punën për parandalimin e dhunës në familje dhe si rrjedhojë në orët e para të mëngjesit të së martës është arrestuar në flagrancë shtetasi Haxhiaj, i datëlindjes 1981, banues në Memaliaj.
Në bazë të hetimeve të kryera nga policia mësohet se 33 vjeçari ka ushtruar në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike mbi prindërit e tij, kjo ka precipituar në plagosjen e tyre, duke i kanosur seriozisht dhe jetën.
Add new comment