Shëngjin, mbytet 8 vjeçarja nga Kosova, u largua nga prindërit.

Një fëmijë 8 vjeç është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku 8 vjeçarja Gabriela Çeta nga Kosova, është shpëkutur për një moment dhe është futur në det, çka ka rezultuar fatale për të.
Sapo e kanë pikasur, pushues dhe të afërmit e saj nuk kanë arritur ta shpëtojnë pavarësisht përpjekjes së tyre. Edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, ajo sërish nuk ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar e pajetë në spital.
Mësohet se çifti kosovar nga Prizreni dhe fëmija i tyre, ndodheshin me pushime prej 1 jave në Shëngjin.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme ka patur edhe dy raste të tjera, për mbytje nga minorenë, por falë ndihmës së parë në spital kanë arritur të shpëtojnë. Sipas banorëve dhe pushuesve kjo vjen ngaqë plazhi i Shëngjinit nuk është i pajisur me roje bregdetare.
Add new comment