Fushë-Krujë, vdes në aksident 19-vjeçari, plagoset pasagjeri.

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor të superstradës Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Patokut.
19 vjeçari Anton Lleshi, banues në Laç të rrethit Kurbin, humbi jetën si rezultat i daljes se makines nga rruga. Në momentin e aksidentit, 19 vjeçari ka qenë duke drejtuar një autoveturë tip Pezho, me targë LA 2781A, ku pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një shtyllë.
Përplasja ka qenë fatale për te riun, i cili ka gjetur vdekjen, ndërkohë që i dëmtuar pa rrezik për jetën është pasagjeri Petrit Lleshi. Në vendngjarje gjenden forcat e policisë së komisaritatit të Kurbinit, ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.
Add new comment