Gramsh, arrestohen pesë punonjës të kompanisë CEZ, shpërdoruan detyrën.

Gjashtë persona, pesë prej të cilëve me detyrë pranë kompanisë CEZ, janë arrestuar nga ana e Sektorit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se “ është finalizuar operacioni i koduar “ Elektriçisti” ku u bë i mundur arrestimi i shtetasve Shkëlqim Çekrezi, 47 vjeç, Shaban Kula, 56 vjeç, i punësuar si përgjegjës ndaj klientit pranë kompanisë ÇEZ, Filiali Gramsh,Valter Shahini, 30 vjeç, i punesuar si elektriçist pranë kompanisë ÇEZ, Filiali Gramsh, Fatmira Taragjini, 56 vjeçe, e punësuar si lexuese e matësave elektrik, pranë kompanisë ÇEZ, Filiali Gramsh, Dafina Kumria, 50 vjeçe, e punësuar si lexuese e matësave elektrik, pranë kompanisë ÇEZ, Filiali Gramsh, si edhe Ramazan Berbiu, 61 vjeç, me profesion tregëtar po banues në Gramsh.
Arrestimi këtyre shtetasve u bë pas hetimeve të kryera nga ana e këtij sektori, nga ku rezulton se që prej vitit 2012 e deri më tani, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin faturonin e lexonin më pak energji elektrike se sa konsumonte shtetasi Ramazan Berbiu.
Materialet në ngarkim të gjashtë personave të arrestuar i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme për konsumimin e veprës penale “ shpërdorim detyre
Add new comment