Arkiv-Lajme të përditësuara
Skandali i Sarandës,dialogu i plotë i transmetuar në News 24.
Sekretari: Hyr! Hajde!
Gruaja: Çfarë bën ti ?
Gruaja: Mos se na shikojnë nga pallati. Ka njerëz në ballkon.
Sekretari: Ulu!
Gruaja: Po piva një cigare atje poshtë. Te puna u lodha shumë. Po pi cigare. Nga të mirat! Ti nuk i di të mirat e mia?
Sekretari: Bëj një çikë durim. Ti durove, tani kalove gjithë këto deri tani. Avash-avash do ti kalosh të gjitha. Je shumë e fortë, kupton? Ta dish!
Lezhë, policia parandalon një vrasje 3 në pranga, sekuestrohet arma.
Komisariati i policisë së Lezhës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një vrasje të mundshme në qytet, duke arrestuar edhe tre persona.
Njërit prej të arrestuarve Bardhok Kolës, i është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa dy personave të tjerë u janë gjetur sende të forta me vete dhe një bajonetë.
Bëhet e ditur se Kola ka marrë armën e zjarrit pas një konflikti që ka pasur midis Elton Lleshit e Marin Markut në lagjen “Gurra”.
Skandali në Sarandë,nëna: Cane prej 7 muajsh kërkonte të bënte seks.
Nëna e 14-vjeçares që Agron Cane kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale, ndërkohë që kërkon mbrojtjen e policisë ka treguar edhe një pjesë të historisë së saj që kishte nisur para 7 muajsh.
Ajo tregon se prej 7 muajsh sa herë që shkonte për të takuar Canen për punë ai i kërkonte favore seksuale.
Ja çfarë tha nëna e minorenes gjatë lidhjes telefonike: “ Unë i jam drejtuar mbrëmë Policisë, në orën 12 të natës, pasi kjo çështje kishte 6 muaj rresht kur ky person kërkonte diçka nga familja ime.
Sherri për gomën e dëmtuar efektivi i SHISH vret 33-vjeçarin.
Sherri për një gomë të dëmtuar është bërë shkak i vrasjes së një gomisti ditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 tek “Fusha e aviacionit”, ndërsa mësohet se fillimisht 33-vjeçari, baba e 2 fëmijëve, ka mbetur i plagosur por ka humbur jetën rrugës për në spital. 33-vjeçari Florian Selmani ishte pronar i një gomisterie dhe dyshohet se i ka shitur një gomë të dëmtuar klientit të tij Xhevahir Mzika, efektiv i SHISH, çka edhe është bërë shkak për sherrin mes tyre.
Policia e Shtetit rrit masat për sigurinë gjatë sezonit veror.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit publikon në një deklaratë për shtyp të dhënat e para mbi hyrje/daljet e personave dhe automjeteve në të gjitha pikat kufitare të vendit. Sipas Genc Merepezës, Shefi i kufirit, fluksi i vizitorëve në këtë sezon veror është në rritje, me rreth 381 mijë shtetas më shumë se vitin e kaluar.
Vrasja e të riut në Dhërmi, merret në mbrojtje dëshmitarja kyçe.
Dorina Sako, pastruesja e lokalit “Shija e detit” ku u torturua për vdekje kamarieri Denis Vyshka është marrë në mbrojtje nga policia e Vlorës. Dy efektivë të policisë janë vënë me shërbim 24 orë në dhomën e spitalit, ku po qëndron e shtruar për të marrë mjekim shtetësja Dorina Sako. Kjo e fundit për prokurorinë dhe policinë e Vlorës është dëshmitarja kyç, që ka parë torturimin e 28-vjeçarit si dhe njëherësh ajo është një nga personat e dëmtuar nga tre të arrestuarit Altin Imeraj, Erviz Zylaj dhe Miklon Zymeraj.
Mazniku: Studentë me mesatare nën 5.5, këtë vit 2800 kuota më pak.
Këtë vit për studimet në universitet janë miratuar 2800 kuota më pak. Sipas zëvendësministrit për Arsimin dhe Sportin Arbian Mazniku kjo ka ardhur si pasojë e faktit se në disa programe studimi ishin regjistruar sudentë me mesatare më të ulet se 5.5. Në një deklaratë për mediat, zv/ministri Mazniku u shpreh se u hoqën gjithashtu edhe 25 programe studimi, pasi kishin më pak se 10 studentë.
Fier, arrestohet 37-vjeçari, kërkohej për trafik të lëndëve narkotike.
Policia e Fierit ka vënë në pranga natën e së premtes, me qëllim ekstradimi, shtetasin e shpallur ne kërkim ndërkombëtar Elton Andon Ceku. Elton Ceku, 37 vjeç dhe me banim në Fier është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes në një operacion të mirëorganizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.
Durrës, arrestohet shtetasi italian ishte në kërkim për trafik droge.
Një i shumëkërkuar nga Interpoli për trafik ndërkombëtar droge është prangosur nga policia shqiptare mesditën e sotme në portin e Durrësit.
I arrestuari është shtetasi Italian Vito Onofrio Salerno 51 vjec, ndaj të cilit rëndon akuza për “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim të organizatave kriminale”.
51-vjeçari ishte nisur me traget nga Bari, teksa rreth orës 14:00 kishte mbërritur në portin e Durrësit, nga ku pasi ka kryer verifikimet është prangosur nga forcat e policisë kufitare.
Luftonte në Siri, vritet në Aleppo 24-vjeçari nga Librazhdi.
Një tjetër shqiptar është vrarë në luftimet në Siri. Ndërsa beteja për Aleppon ka një javë që ka nisur, 24 vjeçari nga Librazhdi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Ende nuk dihet emri i viktimës, por emri i luftës ishte ‘Ebu Derda esh Shami’. Foto të shqiptarit të vrarë janë shpërndarë nga shokët në rrjete sociale.
Mësohet se i riu nga Librazhdi arsimin e mesëm e ka bërë në kryeqytet, ndërsa studimet e larta në Arabinë Saudite.