Skandali në Sarandë,nëna: Cane prej 7 muajsh kërkonte të bënte seks.

Nëna e 14-vjeçares që Agron Cane kishte kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale, ndërkohë që kërkon mbrojtjen e policisë ka treguar edhe një pjesë të historisë së saj që kishte nisur para 7 muajsh.
Ajo tregon se prej 7 muajsh sa herë që shkonte për të takuar Canen për punë ai i kërkonte favore seksuale.
Ja çfarë tha nëna e minorenes gjatë lidhjes telefonike: “ Unë i jam drejtuar mbrëmë Policisë, në orën 12 të natës, pasi kjo çështje kishte 6 muaj rresht kur ky person kërkonte diçka nga familja ime.
Unë kam 5 vjet që më ka vdekur burri dhe kam katër fëmijë. Kam kërkuar në zyra, ndihmë për fëmijët e mi. Në lidhje me këtë rast , pasi më humbi besimi tek Policia e Shtetit kur unë kisha shumë nevojë për ta, iu drejtova gazetarisë.
Mbrëmë në darkë, pasi kam folur me Artur Çanin, i kam thënë se nuk kam më bësim tek Policia, por ai më tha se janë vënë njerëz shumë të denjë në Policinë e Shtetit dhe do të të ndihmojnë me çdo kusht.
Nga ai person që u arrestua, unë kam 7 muaj rresht që kërkoja punë dhe gjithë herët e tjera ka kërkuar marrëdhënie seksuale. Për herë të parë kam reaguar shumë e tronditur dhe më erdhi e papritur e thashë se nuk do të më besonte asnjë mua, ngaqë jam grua e pambrojtur.”
Gruaja denoncuese deklaroi se ajo aktualisht ishte duke punuar si pastruese në një shtëpi, prej ku ishte edhe duke ndjekur publikimin e videos së regjistruar vetëm 3 ditë më parë.
Gjatë lidhjes telefonike ajo është pyetur nëse e dinte se çfarë pune bënte në zyrën e deputetit, Cane, denoncuesja O.G rikonfirmoi atë se çfarë thuhej edhe në reagimin e zyrës së deputetit Koço Kokëdhima se ai mblidhte atje ankesat e njerëzve, nevojtarëve, të papunëve, hallet e njerëzve në nevojë.
Në përfundim, denoncuesja u shpreh se : “Ndihem shumë e trembur dhe frikësuar; për momentin jam në punë, punoj tek një familje, pastroj dhe unë e shoh në tv bashkë me të këtë video ndjehem e shokuar dhe e frikësuar.
Nuk kam marrë asnjë gjë nga persona të ndryshëm dhe jam e kufizuar dhe me njerëzit e mi. Unë kam tre fëmijë këtu, se vajzën e madhe nuk e kam dhe familja është në rrezik.
Vajza vazhdon një kurë me ilaçe për ilaçe për 6 muaj rresht dhe është shumë e frikësuar, sepse dëgjoi shumë nga këto gjëra dhe është e frikësuar.”
Add new comment