Arkiv-Lajme të përditësuara

Parandalohet krimi në familje 17 vjeçari tentoi të therë prindërit.

Postuar në 19 Gusht, 2014 09:24

Policia e Mirditës ka parandaluar ditën e sotme, një krim të mundshëm brenda familjes, ndërsa ka arrestuar edhe 17 vjeçari. Mësohet se Ardit K. është arrestuar në flagrancë nga efektivët blu, teksa ka tentuar të godasë me thikë prindërit e tij.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka mundësuar parandalimin e krimit në familje. Madje sipas policisë, 17 vjeçari, gjatë momentit të arrestimit, ka kërcënuar edhe punonjësit e policisë. Ndërkohë është sekuestruar edhe thika, në cilësinë e provës materiale.

Ministria e Energjisë mesazh ngushëllimi për viktimat e Martaneshit.

Postuar në 19 Gusht, 2014 09:21

Ministria e Energjisë i është bashkuar ngushëllimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në minierën e kromit në Fushë-Lopë të Martaneshit ku humbën jetën dy minatorë, si pasojë e shembjes së masivit shkëmbor.

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Energjisë, shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave, ndërsa nënvizon se drejt vendit të ngjarjes është nisur një grup i posaçëm i Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave.

Kërcënimi: Po s’më dhe 5000 euro do të të vras mbesën.

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:14

Zbardhen mesazhet kërcënuese që studenti i Univesitetit Bujqësor, Dorian Jaka, i’a niste menaxherit me inicialet M. Lleshi, duke i kërkuar shumën e 5 mijë eurove. Në sms telefonike Jakaj kërcënonte Lleshin se, nëse nuk do të sillte paratë fillimisht do ti zhdukte mbesën e vogël dhe më pas do të merrej me gjithë familjen e tij. “Zoti M., për punë që ke bërë dhe bën duhet të ishe menduar mirë nëse nuk sjell 5.000 euro brenda 48 orësh në vendin që do të them do të zhduk mbesën e vogël të parën ...” thuhet në letrën që studenti kishte shkruar për Jakën. 

Trafik droge drejt Malit të Zi, Gjinaj shkon në gjykatë.

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:11

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për Edmond Gjinaj, 26 vjeç i vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Siç bëhet e ditur në dosjen e përgatitur nga ana e institucionit të akuzës thuhet se, i riu është kapur në datën 26 dhjetor 2013 në tentativë për të transportuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë.

Grabitet për skrap monumenti i Nënë Terezës.

Postuar në 19 Gusht, 2014 03:09

Ndërsa sheshi “Nënë Tereza” po ristrukturohet me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator, vetë simboli i këtij sheshi, monumenti i Nënë Terezës vijon të zhvishet nga të gjitha pjesët metalike. Pjesët metalike të piedestalit ku është vendosur monumenti, në qoshe të oborrit të korpusit të Universitetit janë grabitur të gjitha nga grumbulluesit e skrapit.

Gjendet pas 4 muajsh trupi i Petës u hodh nga trageti Durrës-Bari.

Postuar në 18 Gusht, 2014 15:24

Gjendet pas 4 muajsh në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë, trupi i viktimës së Gentian Petës, 39 vjeç, i cili u hodh nga trageti “Bridge”, i linjës Durrës-Bari në 19 prill të këtij viti.

Zbulimi i trupit të pajetë u bë i mundur nga Policia Kufitare e cila arriti të mësojë identitetin e viktimës, falë lejes së drejtimit e cila ishte në rrobat e tij. Sipas policisë, trupi i viktimës ishte në gjendje të dekompozuar, çka vështirësoi fillimisht identifikimin e tij.

Braçe padit Bashën për shpërdorim detyre: Në rrezik mbi 2500 banorë

Postuar në 18 Gusht, 2014 15:21

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka kallzuar në polici dhe prokurori kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashën. Në një status në rrjetin social Facebook, Braçe shkruan përveç kryebashkiakut  ai ka ngritur padi edhe ndaj një drejtori të  INUK për Tiranën, që mbulon zonën pas stadiumit Qemal Stafa, si dhe dy kompani ndërtimit.  

Vrau gomistin në Tiranë, ende asnjë gjurmë nga agjenti i SHISH.

Postuar në 18 Gusht, 2014 15:18

Dy ditë pas krimit policia e Tiranës ende nuk ka rënë në gjurmët e agjentit të SHISH, Xhevahir Mzhika. Të shtunën në orën 11:00, agjenti i SHISH  Xhevahir Mzhika, qëlloi dy herë mbi Florian Selmanin, duke e lenë të vdekur. Nga hetimet rezulton se konflikti i tyre kishte nisur disa kohë më parë, ndërsa sipas dëshmitarëve  Mzhika ka vrarë 34-vjeçarin me të parën.
 
Policia ka intensifikuar kërkimet në kryeqytet dhe në Burrel, ku agjenti sekret ka qenë i përfshirë në disa biznese minerare dhe ku dyshohet se ka mundësitë më të mëdha për t’u fshehur.
 

Korçë,arrestohet i 10-ti, përfituan 2 mln euro me anë të mashtrimit.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:09

Strukturat e Krimit Ekonomik Korçë kanë arritur të arrestojnë personin e 10-të të përfshirë në krijimin e skemave mashtruese të kompanive të tyre, kanë përfituar deri në 2 milionë euro nga pagesa e TVSH-së.
 
Nga blutë e Korçës ësht vënë në pranga 45-vjeçari Gramoz Sejati, i cili ishte shpallur në kërkim nga policía e kryeqytetit pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për arrestimin e tij.

 
Sejati dhe 9 personat e tjerë akuzohen për  falsifikim të dokumentave, fshehja të të ardhurave, mashtrimi dhe krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin.

Përfshihet nga flakët kozmetika në pallatin ku banon Edi Rama.

Postuar në 18 Gusht, 2014 09:08

Flakët kanë përfshirë një dyqan kozmetike në kryeqytet, në pallatin ku banon kryeministri Edi Rama,  në rrugën “Myslym Shyri” pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur urgjentisht në vendin ngjarjes dhe pas 1 ore kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq zjarrfikësit kanë stakuar energjinë elektrike.
 
Ndërkohë raportohet dhe se nuk ka të lënduar nga flakët e zjarrit.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara