Vrau gomistin në Tiranë, ende asnjë gjurmë nga agjenti i SHISH.

Dy ditë pas krimit policia e Tiranës ende nuk ka rënë në gjurmët e agjentit të SHISH, Xhevahir Mzhika. Të shtunën në orën 11:00, agjenti i SHISH Xhevahir Mzhika, qëlloi dy herë mbi Florian Selmanin, duke e lenë të vdekur. Nga hetimet rezulton se konflikti i tyre kishte nisur disa kohë më parë, ndërsa sipas dëshmitarëve Mzhika ka vrarë 34-vjeçarin me të parën.
Policia ka intensifikuar kërkimet në kryeqytet dhe në Burrel, ku agjenti sekret ka qenë i përfshirë në disa biznese minerare dhe ku dyshohet se ka mundësitë më të mëdha për t’u fshehur.
Profesioni që ka kryer dhe mundësitë financiare e bëjnë të vështirë arrestimin e Mzhikës, ndaj dhe u tentua me negociata për vetëdorëzimin e tij.
Për realizimin e krimit agjenti i SHISH, i cili ishte larguar nga Shërbimi Informativ në periudhën që e drejtonte Bahri Shaqiri, dhe rikthyer në periudhën e shefit aktual Visho Ajazi Lika; ka përdorur një pistoletë që e mbante pa leje e tipit Zastava-Mini Blow.
Add new comment