Gjendet pas 4 muajsh trupi i Petës u hodh nga trageti Durrës-Bari.

Gjendet pas 4 muajsh në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë, trupi i viktimës së Gentian Petës, 39 vjeç, i cili u hodh nga trageti “Bridge”, i linjës Durrës-Bari në 19 prill të këtij viti.
Zbulimi i trupit të pajetë u bë i mundur nga Policia Kufitare e cila arriti të mësojë identitetin e viktimës, falë lejes së drejtimit e cila ishte në rrobat e tij. Sipas policisë, trupi i viktimës ishte në gjendje të dekompozuar, çka vështirësoi fillimisht identifikimin e tij.
Më datë 19 prill nga trageti "Bridge"i linjës Bari-Durrës 12 milje larg brigjeve të Durrësit, ra në det pasagjeri i tragetit Gentian Peta 39 vjeç duke u zhdukur në ujrat e Adriatikut.
Me gjithë punën e kryer nga ekuipazhi i tragetit nuk arriti që t’i vinte në ndihmë 39-vjeçarit Peta.
Në atë kohë bashkudhëtare të Petës pasi zbarkuan në toke u shprehën se ndihma ndaj 39 vjeçarit nuk kishte qenë efikase pasi mjetet e emergjencës u hodhën me vonesë në det për t’i shkuar atij në ndihmë. Kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit, por deri më tani nuk ka asnjë të dënuar.
8.dpuf
Add new comment