Parandalohet krimi në familje 17 vjeçari tentoi të therë prindërit.

Postuar në 19 Gusht, 2014 09:24

Policia e Mirditës ka parandaluar ditën e sotme, një krim të mundshëm brenda familjes, ndërsa ka arrestuar edhe 17 vjeçari. Mësohet se Ardit K. është arrestuar në flagrancë nga efektivët blu, teksa ka tentuar të godasë me thikë prindërit e tij.

Ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka mundësuar parandalimin e krimit në familje. Madje sipas policisë, 17 vjeçari, gjatë momentit të arrestimit, ka kërcënuar edhe punonjësit e policisë. Ndërkohë është sekuestruar edhe thika, në cilësinë e provës materiale.

Deri më tani nuk dihen arsyet e konfliktit në familje, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.