Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkatërrohet një baza prostirucioni në Kamëz, arrestohen tre persona.

Postuar në 20 Gusht, 2014 11:01

Një bazë prostitucioni është zbuluar në Kamëz, ndërsa ka rënë në pranga 3 person. Sipas uniformave blu të kryeqytetit në pranga ka rënë Halim Kuçi, dhe akuzohet  për shfrytëzim prostitucioni si dhe 2 vajza.

Nga hetimet del se  Kuçi shfrytëzonte në lokalin e tij të dyja vajzat. Operacioni i forcave të policisë për këtë rast është  koduar me emrin ‘Omega’.

Mbi Kuçin rëndon akuza e "shfrytëzim prostitucionit" dhe vënie në "përdorim të ambjenteve për prostitucion"

Ja gjendja në "Spitalin Ushtarak", mjeku publikon foto.

Postuar në 20 Gusht, 2014 08:10

Vijon të jetë problematike situata në spitalet e vendit, ndërsa fluksi i lartë i rasteve në Spitalin e Traumës (ish-spitali Ushtarak) këto ditë, ka detyruar familjarët e pacientëve që të flenë në korridoret e këtij spitali.

Fotoja e mëposhtme është realizuar në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 nga mjeku Arben Runa i cili ia ka dërguar një tjetër mjeku, Edmond Faber, bashkangjitur edhe me një citat.
 

Skandali seksual, Veliaj: Fëmijët e denoncueses janë marrë në mbrojtje.

Postuar në 20 Gusht, 2014 08:08

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka bërë të ditur se shteti ka marrë kujdestarinë për 4 fëmijët e denoncueses E.G., duke i strehuar ata në shtëpinë e fëmijës në Sarandë.

Veliaj ka garantuar se po jepet ndihma e duhur për 4 fëmijët dhe vecanerisht për të miturën 14-vjeçare që u përfshi në skandalin seksual ku Agron Cane i kërkonte mamasë së saj E.G që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën.

Kodi i ri Penal, del nga burgu nëse paguan 5 mijë lekë për ditë.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:14

Të gjithë personat që do të dënohen deri në dy vjet burg mund të dalin në liri nëse paguajnë një shumë të hollash si dëmshpërblim.
 
Ndryshimi i bërë në Kodin Penal parashikon se personat që dënohen deri në dy vjet burg dhe paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore mund të dalin nga qelia nëse paguajnë një shumë të hollash e cila është e barazvlefshme me 5 mijë lekë për një ditë burg.
 

Ligji antiduhan, Deda: Hyn në fuqi në 23 gusht.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:12

Duke filluar nga data 23 gusht, shqiptarët duhet ta mendojnë mirë tymosjen e një cigareje në ambientet publike, pasi mund të gjobiten nga inspektorët të cilët do të jenë në terren. Ky paralajmërim është bërë nga Kreu i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda i cili thekson se tashmë ka nisur puna në terren.

Investuan në QSUT, Beqaj pret parlamentaret japonezë.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:10

Japonia do të mbështesë reformën në shëndetësi. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa ka pritur parlamentarët japonezë që kanë vizituar Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, tha se qeveria shqiptare synon të ndërtojnë një shërbimit të kujdesit shëndetësor sipas standardeve.

Tregtarët kundër mbylljes së tregut 'Dinamo', bllokojnë rrugën.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:07

Tregtarët e ish-uzinës “Dinamo” protestojnë sërish sot pas aksionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për mbylljen e këtij tregu. Edhe gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar përplasjet e tregtarëve me punonjësit e policisë. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i furgonit me mallra që të futej në ambientet e tregut.

Vrau në 1997 bashkë me djalin, ekstradohet nga Italia 61-vjeçari.

Postuar në 19 Gusht, 2014 14:57

Një 61 vjeçar është ekstraduar nga Interpol Tirana. Nuredin Driza, nga Fieri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 21.12.2002, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
 
Sipas policisë, 61-vjeçari në datë 11.04.1997, në bashkëpunim djalin e tij Mane Driza kanë vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdosh K. dhe Elmaz K. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 

Durrës, po hidhte mbeturina në det, ndalohet peshkarexha.

Postuar në 19 Gusht, 2014 14:54

Një peshkarexhë është ndaluar sot nga policia kufitare e Durrësit, pasi është zbuluar teksa po ndoste ambientin në det.

Sipas policisë, peshkarexha “San Xhovani”, me kapiten Muhamet Sokolaj, është kapur nga anija ushtarake Roja Bregdetare Shqiptare disa milje larg bregut, teksa po hidhte mbeturina plastike dhe mbetje të mbetura nga peshkimi në det.

Menjëherë është bërë ndalimi i ndotjes së detit, ndërsa ndaj kapitenit të anijes është vendosur të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotje e ujërave”.

Shembet masivi shkëmbor në galeri, humbin jetën 2 minatorë.

Postuar në 19 Gusht, 2014 09:31

 Shembja e një masivi shkëmbor në një galeri private në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh, i ka marrë jetën dy minatorëve të cilët ishin duke punuar orët e para të kësaj të marte.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara