Investuan në QSUT, Beqaj pret parlamentaret japonezë.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:10

Japonia do të mbështesë reformën në shëndetësi. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa ka pritur parlamentarët japonezë që kanë vizituar Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, tha se qeveria shqiptare synon të ndërtojnë një shërbimit të kujdesit shëndetësor sipas standardeve.

“Ne shpresojmë që JICA dhe Qeveria Japoneze do të vazhdojnë të mbështesin procesin e reformës së mjekësisë dhe përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet projekteve të mëtejshme të mbështetjes teknike dhe ngritjes së kapaciteteve tona në sektor”, tha ministri Beqaj. Projekti “Mbështetje me aparaturë mjekësore për qendrat rajonale të urgjencës”, i cili u realizua falë një granti të Qeverisë Japoneze, ka përfunduar në vitin 2011.

Konkretisht, shërbimi i Pediatrisë në QSUT u pajis me disa aparatura mjekësore, si aparat narkoze, autoklavë, dy respiratorë mekanikë, centrifugë, cell-counter, dy defribilatorë, EKG, set elektro-kirurgjikal, set endotrakeal, set diagnostik urgjence, llampa ekzaminimi, etj të cilat janë tashmë në përdorim në sallën e operacionit dhe reanimacionin e kirurgjisë pediatrike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.