Vrau në 1997 bashkë me djalin, ekstradohet nga Italia 61-vjeçari.

Postuar në 19 Gusht, 2014 14:57

Një 61 vjeçar është ekstraduar nga Interpol Tirana. Nuredin Driza, nga Fieri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 21.12.2002, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
 
Sipas policisë, 61-vjeçari në datë 11.04.1997, në bashkëpunim djalin e tij Mane Driza kanë vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdosh K. dhe Elmaz K. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 61-vjeçari i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.