Tregtarët kundër mbylljes së tregut 'Dinamo', bllokojnë rrugën.

Postuar në 20 Gusht, 2014 03:07

Tregtarët e ish-uzinës “Dinamo” protestojnë sërish sot pas aksionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për mbylljen e këtij tregu. Edhe gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar përplasjet e tregtarëve me punonjësit e policisë. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i furgonit me mallra që të futej në ambientet e tregut.

Sipas tregtarëve nuk ka pasur asnjë njoftim për mbylljen e tregut ditën e sotme, ndaj ata kërkojnë dokument nga policia për këtë vendim.
 
Ndërkaq, tregtarët kanë bllokuar rrugën në hyrje të tregut te ish-uzina “Dinamo”, pasi sipas tyre është penguar puna e 500 bizneseve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.