Arkiv-Lajme të përditësuara

Edhe fëmijët hyjnë ilegalisht në SHBA, 20 prej tyre nga Shqipëria

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:42

Fluksi i fëmijëve emigrantë që iu drejtuan Amerikës këtë verë, ishte më tepër se sa një çështje emigracioni siç ne e njohim. Pjesa më e madhe e fëmijëve, rreth 98 %, që kaluan këtë vit kufirin amerikan dhe u ndaluan nga patrulla kufitare janë kryesisht nga Hondurasi, Guatemala, El Salvador dhe Meksika.

Makina përplaset me autobusin vdes 47-vjeçari, rëndë 2 fëmijët

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:40

Një shqiptar 44-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa makina me të cilën udhëtonte ka rrëshqitur dhe ka goditur një autobus. Sipas mediave greke, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

Shqiptari ishte në automjet bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin Anntiro- Janinë, afër Artës, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe.

Elbasan, dhanë raport mjekësor të rremë, procedim penal 2 mjekëve

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:37

ELBASAN- Procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy mjekë në qytetin e Elbasanit, pasi kishin lëshuar një raport mjekësor fals.

A.Ç, 43 vjeç, banues në fshatin Shalës të Elbasanit dhe S.P, 64 vjeç, banues në Elbasan, që të dy me profesion mjekun e përgjithshëm kishin lëshuar një raport mjekësor fals në emër të shtetasit J.K, 26 vjeç, banues në fshatin Kurtalli të Elbasanit.

Ky raport mjekësor ishte bërë për të pajisur 26-vjeçarin me një leje për armë gjahu.

Shkodër, grabitet një pikë këmbimi valutor, policia në kërkim të autorëve

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:33

SHKODER- Dy persona të maskuar, me një motoçikletë të zezë sportive, dhe të armatosur njëri me pistoletë dhe tjetri me kallashnikov, kanë arritur të grabisin në qendër të Shkodrës një dyqan të këmbimit valutor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në vendin e quajtur “Tek dollari” kur dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në dyqanin e këmbimit valutor në të cilin ndodheshin dy punonjëset.

Berat, bie në humnerë makina plagosen rëndë 2 vëllezërit e shoferi.

Postuar në 21 Gusht, 2014 05:21

Një makinë me pelegrinë ka rënë 100 metra në humnerë, në Berat, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona. Mësohet se të plagosurit rëndë janë dy vëllezërit Deli Dervishi 19 vjeç dhe Muharrem Dervishi 17 vjeç, si dhe drejtuesi i automjetit, Bexhet Bajraktari, 52 vjeç.

Makina është rrëzuar në vendin e quajtur Novaj, ndërsa mësohet se 3 të plagosurit ishin duke udhëtuar drejt Kulmakut. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmën mjekësore. 

Elbasan, punonjësit e HEC-it të Banjës protesta për kushtet e punës.

Postuar në 21 Gusht, 2014 05:20

Rreth 500 punonjës të Hidrocentralit të Banjës prej mbrëmjes së kaluar kanë hyrë në grevë urie dhe kanë bojkotuar punën. Ndërsa përfaqësuesit turq të firmës kontraktore janë shprehur se do rishikohen kërkesat e tyre.
Kjo është e disata herë që ata kanë dalë në protestë për kushtet e punës, duke kërkuar mos uljen e rrogave, heqjen e orareve të stërzgjatura në punë dhe pagimin e orëve shtesë nga ana e firmës.
 
Sipas tyre punonjësit turq trajtohen mirë, ndërsa ata shqiptarë diskriminohen.

Vlorë, zbulohen e asgjësohen 471 rrënjë kanabis në 3 fshatra të ndryshëm.

Postuar në 21 Gusht, 2014 05:19

Operacioni antikanabis ka vijuar edhe ditën e sotme në Vlorë ku policia ka arritur të zbulojë dhe asgjësojë 471 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në 3 fshatra të ndryshme.

Sipas policisë, rreth 276 rrënjë kanabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në fshatin Peshkëpi. Gjithashtu në fshatin Lardha, janë zbuluar dhe asgjësuar edhe 150 bimë të tjera narkotike kanabis sativa.

Skandali, Berisha vijon akuzat ndaj qeverisë: Pedofili nuk pendohet!

Postuar në 20 Gusht, 2014 13:56

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar në rrjetin social “Facebook” akuzat ndaj Kryeministrit Rama dhe deputetit Kokëdhima për implikim direkt në skandalin seksual që përfshiu Agron Canen në Sarandë.

Ish kryetari i PD, Berisha vazhdon te politizojë rastin e Agron Canes dhe mohimin e akuzës së këtij të fundit e ka lidhur dhe me kërcënimet e bëra ndaj nënës së 14 vjeçares për “prerje koke” nëse nuk tërheq padinë.

Opozita i ankohet zyrtarit gjerman "Qeveria prishi konsensusin"

Postuar në 20 Gusht, 2014 13:54

Opozita i është ankuar nënkryetarit të Bundestagut gjerman mbi reformat e fundit të qeverisë.

Gjatë një takimi me  Johannes Singhammer deputetë të PD-së thanë se mazhoranca Rama-Meta po përpiqen të kapin me çdo mënyrë institucionet e pavarura dhe zhbërjen e standardeve demokratike të arritura me kaq mund e përpjekje nga Shqipëria gjatë këtyre 23 viteve.

Grabitja e argjendarisë, arrestohet i treti, iu gjetën bizhuteri në banesë.

Postuar në 20 Gusht, 2014 11:02

Policia e Tiranës ka vënë në pranga sot personin e tretë të akuzuar për vjedhjen e 2.5 kg ar më 6 gusht, në argjendarinë "Gold" në rrugën e Dibrës. Në prangat e policisë ka rënë Aljon Çezma, ndërsa sipas forcave blu, atij i janë gjetur bizhuteri gjatë kontrollit në banesën e tij. 

Çezma është tashmë personi i tretë i arrestuar për këtë ngjarje, pas Klodian Hoxhaj dhe Andrea Bregasit, ku mbeti e plagosur pronarja e argjendarisë, Olta Sinanaj, të cilën autorët e goditën me tytën e pistoletës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara