Opozita i ankohet zyrtarit gjerman "Qeveria prishi konsensusin"

Opozita i është ankuar nënkryetarit të Bundestagut gjerman mbi reformat e fundit të qeverisë.
Gjatë një takimi me Johannes Singhammer deputetë të PD-së thanë se mazhoranca Rama-Meta po përpiqen të kapin me çdo mënyrë institucionet e pavarura dhe zhbërjen e standardeve demokratike të arritura me kaq mund e përpjekje nga Shqipëria gjatë këtyre 23 viteve.
Sipas PD-së hedhja në kosh e konsensusit për nëpunësit civile, largimet nga puna, ndarja territoriale, uzurpimi i institucioneve të pavarura si ILDKP dhe AMA, heqja e kompetencave të presidentit dha refoma në drejtësi janë një zhbërje e shtetit të së drejtës.
Deputetet e PD-se gjithashtu ndanë dhe shqetësimin për aktet e dhunës se paprecedentë në Kuvend. Ndërkohë PD mbështet pa asnjë kushtezim të gjitha nismat ligjore të lidhura me integrimin evropian të shqiperisë.
Add new comment