Edhe fëmijët hyjnë ilegalisht në SHBA, 20 prej tyre nga Shqipëria

Fluksi i fëmijëve emigrantë që iu drejtuan Amerikës këtë verë, ishte më tepër se sa një çështje emigracioni siç ne e njohim. Pjesa më e madhe e fëmijëve, rreth 98 %, që kaluan këtë vit kufirin amerikan dhe u ndaluan nga patrulla kufitare janë kryesisht nga Hondurasi, Guatemala, El Salvador dhe Meksika.
Por fëmijët që tentojnë të kalojnë kufirin amerikanë nuk janë vetëm ata nga Amerika Qendrore. Duke iu referuar të dhënave nga Departamenti i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në SHBA, agjentët e kufirit kanë ndaluar fëmijë të pashoqëruar nga prindërit apo ndonjë person adut, që vijnë edhe nga vende larg Amerikës, si Kina, India, Shqipëria dhe Maroku.
Në një hartë të publikuar duke iu referuar këtyre të dhënave, shënjohen edhe vendet nga vijnë fëmijët që kalojnë pa dokumentacion kufirin e SHBA. Këto të dhëna janë përpunuar nga Patrulla Kufitare amerikane nga 1 tetori 2013 deri në maj të këtij viti.
Sipas këtyre të dhënave, nga vendi ynë janë 20 fëmijë që kanë hyrë pa dokumentacion në kufirin e SHBA.
Add new comment