Makina përplaset me autobusin vdes 47-vjeçari, rëndë 2 fëmijët

Postuar në 21 Gusht, 2014 16:40

Një shqiptar 44-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa makina me të cilën udhëtonte ka rrëshqitur dhe ka goditur një autobus. Sipas mediave greke, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 11 persona të tjerë.

Shqiptari ishte në automjet bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij. Sipas policisë aksidenti ndodhi në aksin Anntiro- Janinë, afër Artës, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e madhe.

Automjeti dhe autobusi janë përplasur “kokë më kokë”. Sipas policisë greke 44-vjeçari shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dhe bashkëshortja dhe dy fëmjët janë në gjendje të rëndë.

Gjithë të plagosurit janë dërguar spitalin e Artës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.